• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Pas mbylljeve të sezonit të korrjeve fermerët shtrenjtojnë qumështin/ Fabrikat paralajmërojnë rritje të çmimeve të bulmetit

19/07/2022
in Ekonomi
0
Pas mbylljeve të sezonit të korrjeve fermerët shtrenjtojnë qumështin/ Fabrikat paralajmërojnë rritje të çmimeve të bulmetit

Shtrenjtohet sërish nga fermerët qumështi për fabrikat e përpunimit. Pas 15 korrikut qumështi i lopës është rritur 7,5%, qumështi i dhisë 15% dhe qumështi i deles 8%.

Për shkak të shtrenjtimit të qumështit operatorët paralajmërojnë rritje tjetër të produkteve të bulmetit që do të nisë nga 5%. Kompanitë përpunuese janë në vështirësi për gjetjen e qumështit në vend, pasi prodhimi është me rënie. Mungesa e qumështit është krijuar nga shtrenjtimi i lëndëve ushqyese për kafshët.

Përfaqësuesi i fabrikës së përpunimit të qumështit “Vita” Taulant Pupa tha për “Monitor” se shtrenjtimi i qumështit ka ardhur nga ngritja e çmimit të bazës ushqimore pas përfundimit të sezonit të korrjes së grurit. Pupa pohon se fabrikat janë të detyruara të blejnë qumësht pavarësisht çmimit të lartë, pasi aktualisht e kanë të pamundur të përballojnë kërkesën, por edhe të magazinojnë produkte.

“Kjo situatë ishte paralajmëruar edhe më parë. Ishte e pritshme të kishte një tjetër rritje të çmimit të qumështit pas përfundimit të sezonit të korrjeve të grurit. Për shkak të rritjes së çmimit të naftës, por edhe të inputeve bujqësore lënda ushqyese e kafshëve është rritur 60%. Nëse më parë çmimi për lidhjen e topit të kashtës ishte 50 lekë këtë vit arriti në 80 lekë. Për këtë arsye çmimi i qumështit është rritur deri 15%. Konkretisht çmimi i qumështit të lopës nga 54 lekë pas 15 korrikut u rrit në 58 lekë për litër (rritja 7,5%). Deri në fund të muajit gusht parashikohet të arrijë në 63 lekë për litër. Qumështi i dhisë nga 65 lekë arriti në 75 lekë për litër (rritja 15%) dhe qumështi i deles nga 115 lekë në 125 lekë për litër (rritja 8%). Për qumështin e deles parashikohet të ketë mungesa, pasi është drejt përfundimit”, pohoi ai.

Shtrenjtimi i qumështit ka shtuar kostot e prodhimit për këtë arsye kompania “Vita” ka bëre gati çmimet e reja të produkteve të bulmetit që nisin nga 5% më shumë se muaji prill. “Brenda pak ditësh pritet të dalim në treg me çmimet e reja. P.sh djathi i lopës është shtrenjtuar 5% nga 550 lekë për kg në 580 lekë. Ndërsa çmimet e produkteve të tjera, jemi ende duke i rishikuar, sesi do të jetë rritja, pasi duhet të jemi të kujdesshëm për konsumatorët. Nuk kërkojmë që produktet e bulmetit të kthehen në produkte luksi”, veçon Taulant Pupa.

Kjo është hera e dytë brenda këtij viti që kompania rrit çmimet e produkteve të bulmetit. Më 25 prill fabrika e qumështit “Vita” rriti çmimet për produktet, si: kos, djath dele dhe lope nga 9 deri 11%. Ndryshimi erdhi për shkak të shtrenjtimit të qumështit të fermerit. Situata është e ngjashme edhe për operatorë të tjerë. Për këtë vit shumë fabrika të përpunimit të qumështit kanë rritur 2 apo 3 herë çmimet e bulmetit. Kosi Morava është shtrenjtuar ditët e fundit kosin me shishe, nga 220 në 260 lekë, ose 18% më shumë.

Në fillim të qershorit Erzeni shtrenjtoi çmimet me 15% dhe është në dilemë nëse do të reflektojë dhe rritjen e fundit të kostove, për shkak të efektit që mund të kishte në konsum. Sipas INSTAT, në vitin 2021, sasia gjithsej e qumështit të grumbulluar rezulton rreth 115 mijë tonë. Sipas llojit, sasia e grumbulluar e qumështit të lopës është rreth 94 mijë tonë, sasia e grumbulluar e qumështit të deles është 13 mijë tonë dhe sasia e grumbulluar e qumështit të dhisë është rreth 8 mijë tonë.

Krahasuar me vitin 2020, sasia e grumbulluar e qumështit të lopës paraqitet me rënie 7,4%, ndërsa sasia e grumbulluar e qumështit të deles dhe dhisë paraqitet me rritje përkatësisht me 26,3% dhe 8%.

Tags: albanewsekonomirritja e cmimit te bulmetitshtrenjtohet qumeshti
Previous Post

Negociatat/ Miqtë e huaj urojnë shqiptarët, BE-OSBE: Hapet kapitull i ri! Gjermanët e CDU/CSU: Nuk harrojmë kriteret

Next Post

Kursi i Euros thyen rekord të ri, bie poshtë 117 Lekëve

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Kursi i Euros thyen rekord të ri, bie poshtë 117 Lekëve

Kursi i Euros thyen rekord të ri, bie poshtë 117 Lekëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.