• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

PAS VRASJES SË VËLLAIT, EKSPLOZIV SHTËPISË SË TË SHUMËKËRKUARIT TALO ÇELA. KJO ËSHTË BANESA QË SHPËRTHEU TRITOLI

05/11/2020
in Aktualitet
0
PAS VRASJES SË VËLLAIT, EKSPLOZIV SHTËPISË SË TË SHUMËKËRKUARIT TALO ÇELA. KJO ËSHTË BANESA QË SHPËRTHEU TRITOLI

Kjo është  banesa e Talo Çelës në Katund të Ri, në ambientet e jashtme të së cilës ka shpërthyer gjatë natës një sasi eksplozivi. Banesa tre katëshe e ndodhur buzë rrugës së fshatit të Elbasanit ka pësuar dëme të mëdha materiale në pjesën e jashtme dhe xhamat janë bërë copë. Në këtë shtëpi nuk banon askush prej kohësh, gjë që të lë të mendosh se tritoli ka qenë një mesazh për të shumëkërkuarin Talo Çela, të cilit një muaj më parë i vranë të vëllanë. Ajo që mund t’i shpëtojë autorët nga identifikimi është fakti se në këtë zonë nuk ka kamera sigurie.

Kjo gjë e bën shumë të vështirë gjetjen e ndonjë pamje filmike që mund të zbardhë detajet mbi ‘selam-dërguesit’.

Kush është Talo Çela?

I rrezikshmi, 49 vjeç nga Elbasani, prej muajsh ka kthyer mbrapsht disa prej grupeve të RENEA-s, që kanë dështuar në kapjen e tij, pas disa operacioneve të mirëorganizuara. Talo Çela akuzohet për grabitjen e 4.6 milionë eurove në aeroportin e Rinasit, në bashkëpunim me grupin që u fut me mjetin e maskuar si “Hetimi Tatimor”.

Ai akuzohet se ndihmoi pikërisht në modifikimin e këtij furgoni, gjë për të cilën ka përfituar një pjesë të mirë të parave. Çela mban mbi shpinë edhe disa akuza të tjera. Ai është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Durrësit, për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia, Besmir dhe Viktor, pikërisht pas një debate për paratë e Rinasit.

Çela akuzohet të ketë bashkëpunuar edhe në vrajsen e dy të rinjve të tjerë, po në Durrës, Anxhelo Avdiaj dhe Dorian Shkoza. Këtë krim, Çela dyshohet se e ka kryer në bashkëpunim me Nuredin Dumanin, ish-mikun e tij me të cilin tashmë duket se ka hapur luftë. Talo Çela humbi të vëllanë, Bujarin, një muaj më parë. Bujar Çela, një taksist në të zezë u ekzekutua me armë zjarri teksa pinte kafenë e mëngjesit dhe priste për klientët e parë.

Për këtë ngjarje, si ekzekutor është shpallur në kërkim Dumani. Këtij të fundit, i çuan mesazh me tritol para pak ditësh, në banesën e kushëririt në Durrës, Skënder Hoxha.

Tags: eksploziv baneseskush eshte talo celatalo cela
Previous Post

VIJON PROCESI I NUMËRIMIT TË VOTAVE NË SHBA/ JOE BIDEN SHUMË PRANË FITORES

Next Post

COVID-19/ REKORD INFEKTIVESH NË GREQI. SELANIKU PO “ZIEN” ME 823 RASTE TË REJA

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
COVID-19/ REKORD INFEKTIVESH NË GREQI. SELANIKU PO “ZIEN” ME 823 RASTE TË REJA

COVID-19/ REKORD INFEKTIVESH NË GREQI. SELANIKU PO “ZIEN” ME 823 RASTE TË REJA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.