• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Pasuria financiare e shqiptarëve llogaritet në mbi 1.1 trilionë lekë

08/02/2021
in Ekonomi
0
Pasuria financiare e shqiptarëve llogaritet në mbi 1.1 trilionë lekë

Pasuria financiare e shqiptarëve vlerësohet të jetë pak më shumë se një trilion lekë ose rreth 8.1 miliardë euro. Ky tregues llogaritet si diferenca mes mjeteve dhe detyrimeve të individëve në produkte dhe instrumente financiare.

Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, individët zotëronin në fund të muajit dhjetor 2020 1.1 trilionë lekë depozita në sistemin bankar. Këtyre iu shtohen edhe investimet në tituj financiarë, qoftë direkt apo nëpërmjet fondeve të investimit. Sipas Ministrisë së Financave, investimet e individëve në bono dhe obligacione, në fund të muajit shtator 2020, kishin vlerën e afro 77 miliardë lekëve.

Ndërkohë, sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) asetet neto të fondeve të investimit në fund të 9-mujorit ishin rreth 67 miliardë lekë, në pjesën dërrmuese të zotëruara nga individët. Një investim tjetër, që ka marrë përmasa të konsiderueshme në vitet e fundit, është ai në obligacione të shoqërive tregtare. Shifra më e fundit e publikuar nga AMF i takon vitit 2019, kur vlera e obligacioneve të korporatave llogaritej në rreth 7.5 miliardë lekë, të mbajtura në pjesën më të madhe nga individë. Në total, asetet financiare të zotëruara nga individët arrijnë në mbi 1.2 trilionë lekë. Po të zbresim kredinë për individë në sistemin financiar, që në fund të nëntorit 2020 kishte vlerën e 199 miliardë lekëve, shuma e ngelur prej gati 1.1 trilionë lekësh përbën atë që në nivel makroekonomik mund të quhet pasuria financiare e shqiptarëve; të paktën ajo e investuar në instrumente financiare formale.

Krahasuar me fundin e vitit 2019, ky tregues është rritur me rreth 3.5%. Rritja e pasurisë financiare gjatë vitit të krizës më të ashpër prej 23 vjetësh lidhet kryesisht me rritjen e prirjes për të kursyer mes individëve dhe familjeve, tendencë kjo e ngjashme edhe në ekonomitë e tjera. E matur për frymë, pasuria financiare e shqiptarëve do të rezultonte në rreth 353 mijë lekë apo afërsisht 2850 euro. Në terma të pasurisë për frymë, ky tregues është rritur pak më shumë, me rreth 4.1% në bazë vjetore. Rritja më e lartë e pasurisë financiare, matur për frymë ka ndodhur për shkak të fenomenit të vazhdueshëm të uljes së popullsisë së vendit.

Sidoqoftë, në realitet pasuria e shqiptarëve është mjaft e polarizuar dhe e pabarabartë. Sipas statistikave që publikon çdo vit Agjencia e Sigurimit të Depozitave, në fillim të vitit 2020 rreth 3.3% e depozituesve në sistemin bankar zotëronin 46% të totalit të depozitave bankare. Në numër, janë rreth 96 mijë shqiptarë që së bashku zotërojnë depozita për një vlerë totale prej 551 miliardë lekësh ose 4.4 miliardë eurosh.

Marrë nga Monitor.al

Tags: 1.1 trilione lekeamfasetedepozitapasuria financiare e shqiptareve
Previous Post

Kosova, thirrje dhe mesazh emigrantëve si të votojnë me postë

Next Post

“Vijnë përgjatë shkurtit”/Maqedonia firmos marrëveshjen për vaksinën e Kinës

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
“Vijnë përgjatë shkurtit”/Maqedonia firmos marrëveshjen për vaksinën e Kinës

“Vijnë përgjatë shkurtit”/Maqedonia firmos marrëveshjen për vaksinën e Kinës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.