KOSOVË- Pak pas shtimit të forcave në veri të Kosovës, një grup personash të maskuar dhe të armatosur kanë sulmuar patrullën e efektivëve. Për pasojë, ka mbetur i plagosur një polic, i cili mori dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën. Po ashtu, u dëmtua edhe një mjeti i efektivëve, ku mori dëme të konsiderueshme materiale.
Ngjarja ndodhi gjatë natës në Mitrovicë, përkatësisht në Lagjen e Boshnjakëve, e cila së fundmi ka rënë pre e disa shpërthimeve me bomba të një pas njëshme.