Tiranë- Partia Demokratike i është përgjigjur Ramës pas publikimit të pamjeve nga aeroporti i Kukësit. Ish- deputeti i Partisë demokratike, Dorjan Teliti në një postim në rrjetet sociale shprehet se Rama po gënjen me fluturime imagjinare, duke deklaruar se në Kukës i vetmi investim në këto 7 vite është vendosja e traut me pagesë.
Postimi i Telitit
Ka kaq kohë që me gënjeshtra në 3D u ofron shqiptarëve udhëtime virtuale në aeroporte që duhet të ishin funksionalë që 3 vite më parë. E gjithë zhurma e propagandës së ER për aeroportin e Kukësit është direkt e lidhur me aferën 400 milionëshe të inceneratorëve. Me shpresën se aeroportet dhe fluturimet imagjinare do të largojnë vëmendjen nga ky skandal, gdhihet dhe ngryset me premtime të pambajtura në 3D. Nga ato qe as stafi që ja përgatit nuk i beson më se mund të realizohen. I vetmi “investim” për kuksianët këto 7 vjet ka qenë trau me pagesë në rrugën e kombit. Këtë nuk e fshehin as videot në 3d dhe as propaganda e zvjerdhur e Rilindjes së premtimeve boshe.