Partia Demokratike e Elbasanit ka reaguar sërish ndaj drejtuesit politik të PS në këtë qark, Taulant Balla, për një kallëzim të bërë në SPAK. PD e Elbasanit thotë se “Balla nuk del dot në qytet, dhe nuk mund të shfaqet para qytetarëve për shkak të mashtrimeve elektorale dhe abuzimit me pushtetin”.
PD thotë se ka depozituar në SPAK prova konkrete se si “Shtabi i tij i Peshkut” intimidon personat që marrin ndihmë ekonomike, përmes telefonatave”.
“Taulant Balla vepron me metoda presioni ndaj qytetarëve në nevojë. Ne do të bëjmë publike evidencat që kemi dorëzuar në prokurori. Do të merremi me faktet” – thuhet ndër të tjera në deklaratën e PD-së në Elbasan.