• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

PD padit në SPAK Edi Ramën dhe 15 ministra, kryebashkiakë e deputetë: Po përdorin funksionin publik për interes elektoral, është e ndaluar me vendim të KQZ

06/01/2021
in Aktualitet, Politikë
0
PD padit në SPAK Edi Ramën dhe 15 ministra, kryebashkiakë e deputetë: Po përdorin funksionin publik për interes elektoral, është e ndaluar me vendim të KQZ

Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK kryeministrin Edi Rama dhe 15 ministra e deputetë të Partisë Socialiste. Në kallëzimin e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, shkruhet se 16 personat e kallëzuar akuzohen se po përdorin funksionin publik për interes elektoral.

PD-ja ka kallëzuar kryeministrin Edi Rama, Elisa Spiropalin, Anila Denajn, Arben Ahmetajn, Belinda Ballukun, Taulant Ballën, Erion Veliajn, Rakip Sulin, Emiriana Sakon, Elton Arbanën, Artur Bushin, Redjan Kralin, Dritan Agollin, Bujar Çelën, Sadi Vorpsin e Karolina Kostallarin për dy vepra penale, “Shpërdorim detyre” dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

Sipas Bardhit, disa nga shembujt e sjellë që dëshmojnë kryerjen e veprave penale janë përfshirja e Edi Ramës, Elisa Spiropalit, Taulant Ballës, Belinda Ballukut, Erion Veliajt, Arben Ahmetajt etj në aktivitete që kanë të bëjnë, kryesisht, me rindërtimin pas tërmetit, ku përdoren burime dhe para publike, si dhe me dhënien e certifikateve të legalizimit apo investimeve të tjera publike.

Bardhi citon vendimin e KQZ-së teksa shkruan se publikimi i këtyre aktiviteteve është i ndaluar edhe me vendim të KQZ, bazuar në ligjin e miratuar sipas marrëveshjes së qershorit të kaluar. PD i kërkon Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion të bëhet bëhet përçues i zërit të qytetarëve të ndershëm që besojnë se ligi është i barabartë për të gjithë.

“Ky kallëzim apo kallëzimet e ngjashme me të janë rasti ideal që edhe SPAK të sprovohet në sytë e mbarë opinionit publik shqiptar dhe ndërkombëtar dhe të tregojë me vepra se organet ligjzbatuese shqiptare do të vendosin përpara përgjegjësive çdo shkelës të ligjit, pavarësisht nëse është i pasur apo i veshur me pushtet.”- theksohet në kallëzimin e PD.

Kallëzimi i plotë

Partia Demokratike kallëzon në SPAK drejtuesit më të lartë të Partisë Socialiste, duke nisur nga Edi Rama, disa ministra, deputetë, kryebashkiakë dhe drejtorë. Në kallëzimin e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, janë 16 persona që kallëzohen se po përdorin funksionin publik për interes elektoral.

  • Edi Rama, Kryeministër
    • Elisa Spiropali, Ministër i Marrëdhënieve me Kuvendi
    • Anila Denaj, Ministër i Financave dhe Ekonomisë
    • Arben Ahmetaj, Ministër i Rindërtimit;
    • Belinda Balluku, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
    • Taulant Balla, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste
    • Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë;
    • Rakip Suli, Kryetar i Bashkisë Kamëz;
    • Emiriana Sako, Kryetar i Bashkisë Durrës;
    • Elton Arbana, Kryetar i Bashkisë Shijak;
    • Artur Bushi, Kryetar i Bashkisë Krujë;
    • Redjan Krali, Kryetar i Bashkisë Kavajë;
    • Dritan Agolli, Drejtor Ekzekutiv i Fondit Shqiptar të Zhvillimit;
    • Bujar Çela, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë;
    • Sadi Vorpsi, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë;
    • Karolina Kostallari, Drejtues i Njësisë Administrative nr.10 Tiranë
    • Çdo person i paidentifikuar deri më tani nga ana jonë, por që me veprime konkrete rezulton mbas hetimit që ka përgjegjësi penale.

PD i ka kallëzuar të gjithë për 2 vepra penale, “Shpërdorim detyre” dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”. Disa nga shembujt e sjellë janë përfshirja e Edi Ramës, Elisa Spiropalit, Taulant Ballës, Belinda Ballukit, Erion Veliajt, Arben Ahmetajt etj në aktivitete që kanë të bëjnë, kryesisht, me rindërtimin pas tërmetit, ku përdoren burime dhe para publike, si dhe me dhënien e certifikateve të legalizimit apo investimeve të tjera publike. Publikimi i këtyre aktiviteteve është i ndaluar edhe me vendim të KQZ, bazuar në ligjin e miratuar sipas marrëveshjes së qershorit të kaluar.

Pak kohë më parë PD dorëzoi një kallëzim të veçantë në SPAK për Ministren Olta Xhaçka, e cila ka përdorur disa herë helikopterin ushtarak për qëllime elektorale. Megjithëse nga SPAK nuk ka akoma asnjë reagim për disa kallëzime, PD i kërkon Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion të bëhet bëhet përçues i zërit të qytetarëve të ndershëm që besojnë se ligi është i barabartë për të gjithë.

“Ky kallëzim apo kallëzimet e ngjashme me të janë rasti ideal që edhe SPAK të sprovohet në sytë e mbarë opinionit publik shqiptar dhe ndërkombëtar dhe të tregojë me vepra se organet ligjzbatuese shqiptare do të vendosin përpara përgjegjësive çdo shkelës të ligjit, pavarësisht nëse është i pasur apo i veshur me pushtet.”- theksohet në kallëzimin e PD.

Tags: 15 ministra te padituralbanewspd padit ne spak edi ramen
Previous Post

ANALIZA/ Andi Bushati: Çmimi që do paguajmë për dhuratat e Erdoganit

Next Post

Zërat se nuk mund të kandidojë për deputetë/ Albulena Haxhiu: Listës do t’i prijë Albin Kurti

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Next Post
Zërat se nuk mund të kandidojë për deputetë/ Albulena Haxhiu: Listës do t’i prijë Albin Kurti

Zërat se nuk mund të kandidojë për deputetë/ Albulena Haxhiu: Listës do t’i prijë Albin Kurti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Drejtori i Kadastrës Artan Lame

    ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Moti i keq në Selenicë, dëmtohet ura e fshatit Mesaplik, izolohen rreth 100 familje(FOTO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.