Partia Demokratike ka vijuar sot denoncimin e Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka duke e akuzuar për përdorimin e burimeve shtetërore për fushatën e PS-së në Dibër. Ish-deputeti i PD Xhemal Gjunkshi ka publikuar një listë të udhëtimeve që sipas tij ka kryer ministrja Xhaçka. Ai deklaroi se ministrja nuk ka denjuar t’u japë qytetarëve asnjë shpjegim pse ajo përdor helikopterin 10 mijë euro vajtje-ardhje për një takim elektoral.
Sipas tij, të përdoresh 22 herë brenda 2 muajve helikopterin ushtarak për punët e partisë nuk është vetëm shpërdorim skandaloz me detyrën, por edhe një abuzim i tmerrshëm me paratë e shqiptarëve.