Tiranë- Ditën e sotme ka përfunduar operacioni për kapjen e autorëve të një vjedhje, ku doli në dritë edhe ngjarja e rëndë e përdhunimit të 13-vjeçarin dhe më pas i vendosi gjobën prej 5 mijë eurove familjes së tij. Autoritetet policore arritën të kapin personin me inicialet B.M, 47- vjeç, për veprat penale ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur”, kryer në bashkëpunim.
47- vjeçari u akuzua si fillim për vjedhje dhe më pas për përdhunim në 2019.
Gjithashtu u bë e mundur edhe kapja e disa personave të tjerë për vjedhje dhe trafikim lëndësh narkotike.
NJOFTIMI I PLOTË:
Vijon puna për kapjen e personave në kërkim kombëtar. Kapen dhe ndalohen 3 persona të shpallur në kërkim. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohet penalisht një tjetër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar, nga Sektori i Operacionales, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit B. M., 47 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit personal ”Arrest në burg”, për veprat penale ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur”, kryer në bashkëpunim, ”Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe ”Grupi strukturuar kriminal”.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Financiar dhe Ekonomik në DVP Tiranë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit L. Gj., 34 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Depozitimi i mallrave që janë kontrabandë”.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Xh. Q., 23 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në zbatim të Planit të Masave për rritjen e parametrave të sigurisë, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe evidentimin e personave që lëvizin me sende të kundërligjshme, në rrugën “Llazi Miho” ka goditur një tjetër rast duke kapur dhe vënë në pranga shtetasin E. D., 24 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe iu sekuestruan një sasi lënde e dyshuar heroinë, 22 tableta metadon dhe një shumë e konsiderueshme parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht dhe shtetasi A. Sh., 35 vjeç, pasi iu gjet me vete një sasi lënde e dyshuar heroinë.