• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Përdorimi i teknologjisë me hapa të ngadaltë me 2021, burrat blejnë ushqime online, gratë veshje

14/12/2021
in Ekonomi
0
13.3% e bizneseve në vend shitën produkte nga faqja e tyre e internetit në 2021

INSTAT raportoi sot se, rezultatet e Anketës së Përdorimit të Teknologjisë së Informacionit (TIK) gjatë vitit 2021, nga grup-mosha 16 – 74 vjeç, treguan se e përdorin internetin 79,3 % e popullsisë, nga të cilët 91,7 % e përdorin çdo ditë. 98,7 % e individëve kanë përdorur aparat celularë / telefona inteligjent (smart) për të hyrë në internet. Ndërkohë 22,8 % e popullsisë e përdorin internetin nëpërmjet laptopit dhe 8,8 % nëpërmjet tabletit. 98,3 % kryejnë thirrje / video thirrje (përmes Skype, Viber, ËhatsApp) dhe ky tregues ka shënuar rritje prej 2,1 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2020.

Familjet me akses në internet

Përqindja e familjeve shqiptare që kanë akses në internet është 88,3 %, krahasuar me 83,3 % të një viti më parë. 78,3 % ose 530.755 familje kanë akses në internet me rrjet fiks broadband (rrjet optike ose kabllor, ADSL, etj.), tregues i cili ka shënuar rritje prej rreth 9,6 pikë përqindje. Përqindja e familjeve me akses në internet nëpërmjet lidhjes “mobile broadband” (3G/4G, tablet,etj.), është 99,1 %, krahasuar me 90,7 % në vitin 2020.

Përdorimi i TIK nga individët e grup-moshës 16 – 74 vjeç Individët e moshës 16-74 vjeç që kanë përdorur internetin në “tre muajt e fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës, përfaqësojnë 79,3 % të popullsisë në studim. Tregues i cili ka regjistruar një rritje rreth 7,1 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2020.

Ndër to, përdoruesit e shpeshtë të internetit përfaqësojnë, 91,7 % të individëve (që përdorin internet çdo ditë / pothuajse çdo ditë) dhe 7,7 % (të paktën një herë në javë), krahasuar me 88,2 % dhe 10,8 % për të njëjtat kategori në 2020.

Nga ana tjetër, aktivitetet që kryhen nëpërmjet internetit në “tre muajt e fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës të cilat kanë regjistruar rritjet më të larta janë: kërkim i informacionit për të mira dhe shërbime (3,7 pikë përqindje), kërkim i informacionit lidhur me shëndetin (2,6 pikë përqindje) si dhe thirrjet nëpërmjet internetit / video thirrjet (2,1 pikë përqindje).

Përdorimi i e-qeverisjes, rritet shkarkimi i dokumenteve online

Në vitin 2021 të gjitha kategoritë për kontaktet elektronike nëpërmjet internetit me autoritetet publike dhe disa shërbime publike, si faqet e internetit në lidhje me detyrimet e qytetarëve (p.sh, deklaratën tatimore, njoftimin për zhvendosje), të drejtat (p.sh përfitimet sociale), dokumentet zyrtare (p.sh letërnjoftim, certifikatë të lindjes), shërbimet arsimore publike (p.sh biblioteka publike, informacion mbi regjistrimin në shkollë ose universitet, shërbimet e shëndetit publik) kanë shënuar rritje. Rritja më e lartë është shënuar për kategorinë “shkarkimi apo printimi e formularëve zyrtarë” me 4,7 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2020. 97,5 % e individëve që kanë ndërvepruar me autoritet publike nëpërmjet internetit kanë mbetur të kënaqur me shërbimet publike të ofruara.

21.4 % e popullsisë 16-74 vjeç bënë blerje online

Blerjet “online” i referohen porosive të mallrave ose shërbimeve nëpërmjet internetit, blerjen e tyre nëpërmjet internetit (e-blerje) për qëllime personale nëpërmjet çdo lloji pajisjeje (desktop, i lëvizshëm ose i dorës, përfshirë telefonin celular ose telefon smart).

Blerjet “online” janë kryer nga 21,4 % e popullsisë së grup-moshës 16 – 74 vjeç “në 12 muajt e fundit”, nga momenti i kryerjes së intervistës, tregues i cili ka shënuar një rritje prej 1,9 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2020. Ndër blerjet “online”, produktet / shërbimet që zënë peshën më të madhe janë rroba / këpucë / aksesorë me 88,9 %, të cilat kanë treguar një rritje nga viti 2020 me 4,1 pikë përqindje. Gjithashtu edhe në vitin 2021, rritjen më të lartë e kanë shënuar blerjet “online” për “ushqime / pije nga dyqanet apo ofruesit” me 4,7 pikë përqindje.

Ritet me 8% instalimi i aplikacioneve

Në vitin 2021 të gjitha aftësitë teknologjike apo kompjuterike kanë shënuar rritje, ku rritja më e lartë është shënuar për aftësitë lidhur me: “instalimi i softëareve / aplikacioneve” dhe “transferimin e materialeve” përkatësisht me 8,6 pikë përqindje dhe rreth 6 pikë përqindje.

51% e moshës 65-74 vjeç nuk kanë përdorur asnjëherë internet

Përdorimi i internetit në “tre muajt e fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës tek të rinjtë e moshës 16 – 24 vjeç është 96,7 %. Individët e grup-moshës 65 – 74 vjeç, të cilët kanë deklaruar që nuk e kanë përdorur asnjëherë internetin zënë 51,1 %, tregues i cili është zvogëluar, krahasuar me vitin 2020.

Nëse do të analizojmë shpërndarjen e individëve që kryejnë thirrje / video thirrje (përmes Skype, Viber, ËhatsApp), “gjatë tre muajve të fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës, vihet re se mbi 95 % e popullsisë 16-74 vjeç kryejnë thirrje / video thirrje. Shpërndarja e individëve që kryejnë thirrje / video thirrje (përmes Skype, Viber, ËhatsApp) “gjatë tre muajve të fundit” sipas grup-moshave (Fig.6) tregon se grup-mosha 25-34 vjeç ka shënuar përqindjen më të lartë 24,7% ndjekur nga grup-mosha 16-24 vjeç 20,7%.

Burrat blejnë ushqime me internet, gratë veshje

Përdorimi i internetit në vitin 2021 si për burrat edhe për gratë shënon vlerat më të larta për kategorinë “gjatë 3 muajve të fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës, duke shënuar rritje prej 7,1 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2020. Gjatë vitit 2021, 80,3 % e burrave dhe 78,3 % e grave të grup-moshës 16-74 vjeç janë përdorues të internetit “gjatë 3 muajve të fundit

Shpeshtësia e përdorimit të internetit sipas ndarjes gjinore, tregon se përdorimi i internetit “çdo ditë / pothuajse çdo ditë” dominohet nga burrat me 50,7 %, ndërsa përdorimi i tij “të paktën një herë në javë” dominohet nga gratë me 53,1 %.

Sa i përket blerjeve nëpërmjet internetit, sipas gjinisë, gjatë vitit 2021 gratë kanë kryer më shumë blerje për: “produkte për kujdes personal (kozmetikë, etj)”, “produkte për fëmijë apo lodra për ta” si dhe “produkte shtëpiake”. Ndërkohë burrat kanë shfaqur preferenca më shumë në blerjet për: “të mira dhe mallra sportive”, “shërbimet e ushqimit nga restorante / fast-food apo shërbimet katering” si dhe “ushqime apo pije nga dyqanet/ofruesit e ushqimit”.


Marrë nga Monitor.al

Tags: blerjet onlinePërdorimi i teknologjisëushqime onlineveshje online
Previous Post

Lira turke bie në një nivel të ri të ulët përpara një tjetër ‘rrëzimi’ të pritshëm të normës

Next Post

Japonia, SHBA dhe Australia do të ndërtojnë rrjete 5G në Paqësorin Jugor për të kundërshtuar Kinën

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Japonia, SHBA dhe Australia do të ndërtojnë rrjete 5G në Paqësorin Jugor për të kundërshtuar Kinën

Japonia, SHBA dhe Australia do të ndërtojnë rrjete 5G në Paqësorin Jugor për të kundërshtuar Kinën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.