LUSHNJE– Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në fshatin Fiershegan në Lushnje. Me anë të një njoftimi zyrtar, Policia e Shtetit ka bërë me dije se zjarri ka rënë në banesën e një 60-vjeçari, dhe paraprakisht dyshohet se flakët janë shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.
NJOFTIMI I PLOTË:
Lushnjë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 18:00, në fshatin Fiershegan, Lushnjë, në banesën e shtetasit V. Z., 60 vjeç, ka rënë zjarr. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. Nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale. Shërbimi zjarrfikës dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.