Pas takimit me presidenten në detyrë të Kosovës, Vjosa Omsanin, kreu i LVV Albin Kurti ka deklaruar se ka kërkuar një datë sa më të afërt për zgjedhjet e parakohshme.
Kurti theksoi se është humbur shumë kohë dhe vendit i duhet një qeveri e re dhe kompetente. Po ashtu ai sqaroi se do të presin aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese nqë iu dha atyre të drejtë dhe do të bëjnë një interpretim.
“Jemi të interesuar të mbahen gjendjet e parakohshme. Kemi humbur shumë kohë dhe na nevojitet që të kemi një qeveri të re dhe kompetente.
Së pari ne nuk kemi folur për një datë ko konkrete. Por kemi shprehur interesimin që në harkon kohor të jetë sa ë e afërt data. Në anën tjetër sa i përket hollësive të cilat i ka përmendur kushtetuesja ne gjithashtu duhet të presim për aktgjykimin e plotë meqë na nevojite të japim një interpretim të saktë dhe të drejtë. Më në fund morëm një përgjigje nga gjykata pas më shumë se 6 muajsh prandaj nuk kemi kohë që të humbim”, tha Kurti.