Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar sot zonat e prekura nga përmbytjet në Shkodër, duke theksuar se situata sa vjen dhe përkeqësohet. Ai kërkon nga shteti që të merren masa urgjente për situatën, duke theksuar se kjo nuk është një kohë për propagandë.
“Përmbytjet po dominojnë Ultësirën Perëndimore. Është një situatë që i mbivendosje fatkeqësive të tjera. Nuk është koha për politike, por nuk mund të mohohet që gjendja mund të jetë më e mirë menaxhuar dhe kjo është detyrë e shtetit. Duhet të kemi transparencë për atë që po ndodh, duhen marrë masa emergjente ”, tha Basha.