Pesë persona kanë humbur jetën në Turqi si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm që kanë përfshirë vendin.
Mediat vendase bëjnë me dije se reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të tokës përgjatë Detit të Zi. Një shi i madh goditi provincën e Rizës dhe shkaktoi lëvizjen e veturave dhe shembjen e një numri shtëpish.
Shirat e dendur mbyllën gjithashtu hyrjen në dhjetëra fshatra dhe ndërprenë energjinë elektrike. Ekipet e shpëtimit të dërguara në rajon kërkuan gjithsej gjashtë persona në tre rrethe, por ende nuk kanë lokalizuar deri më tani vendodhjen e tyre.
Rajoni turk i Detit të Zi goditet shpesh nga shirat dhe përmbyetjet.