Të paktën 24 persona janë vrarë dhe dhjetra të tjerë janë plagosur në një përplasje brenda burgut, në qytetin më të madh të Ekuadorit, në Guayaquil. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se grindjet janë nxitur mes bandave rivale të drogës, ndërkohë që e gjithë lufta bëhet për fitimin e më shumë terriroreve.
Dhuna shpërtheu rreth orës 9:30 të mëngjesit të së martës ndërsa bandat u përplasën me armë dhe me eksplozivë. Të paktën 5 nga të burgosurit e vdekur u gjetën me kokën e prerë, e konfirmuar kjo nga zyrtarët e policisë lokale.
Policia hyri në burg në orë 10:40, ku evakuoi personelin – përfshirë gjashtë kuzhinierë – dhe arriti të rimarrë kontrollin e objektit deri në orën 2 pasdite, thanë autoritetet.
Trazirat e së martës erdhën dy muaj pasi një valë e ngjashme dhune shpërtheu në dy nga burgjet e vendit, përfshirë burgun e Guayaquil’s Litoral, duke vrarë 22 të burgosur dhe duke bërë që presidenti i Ekuadorit të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme në sistemin e burgjeve. Në burgun e Guayaquil ka dhe shqiptarë që vuajnë dënimin, të prangosur kryesisht për çështje që lidhen me trafikun e drogës.