Një portret i aktores Marilyn Monroe i pikturuar nga ikona e artit, Andy Warhol, do të dalë në ankand në maj me një vlerë prej 200 milionë dollarësh, e cila do të vendosë një rekord.
Vepra, “Shot Sage Blue Marilyn”, është piktura më e shtrenjtë e shekullit të 20-të e shitur ndonjëherë në ankand.
Të gjitha të ardhurat nga shitja do të shkojnë për një fondacion, që kontribuon për përmirësimin e jetës së fëmijëve në mbarë botën.
Shitja e kësaj pikture përbën ankandin filantropik me fitimin më të madh që nga koleksioni i Peggy dhe David Rockefeller në 2018. Shtëpia e ankandeve thotë se çmimi më i lartë i paguar për një pikturë të Warhol ishte në 2014-ën me 105 milionë dollarë.