Gjykata e Lezhës ka vendosur masën arrest me burg për Gjergj Gjinin i cili pak ditë më parë plagosi me armë zjarri Hil Gjinin në fshatin Balldre të Lezhës. Konflikti ka ndodhur në sy të 4 fëmijëve së Hilë Gjinit, kur ky i fundit po i çonte për në shkollë.
Plagosja është kryer me një pushkë, armë kjo që është sekuestruar nga policia. Sipas policisë, ngjarja ndodhi për motive pronësie. Avokati i 69-vjeçarit Petrit Mhilli kërkoi një masë më të butë ndaj klientit të tij me pretendimin se ka probleme shëndetësore me zemrën. Por kërkesa e palës mbrojtëse nuk u mor parasysh nga gjykata e cila referuar provave të paraqitura nga prokuroria e cilësoi të ligjshëm arrestimin e tij, duke vendosur masën e sigurisë arrest me burg.