Gjatë 4 viteve në vijim qeveria synon të zbatojë një plan masash që synon reduktimin e parave që qarkullojnë jashtë sistemit bankar, që aktualisht janë rreth 22 për qind e të gjithë parave në qarkullim.
Ky fenomen sjell ndikim të drejtpërdrejtë domethënës në të ardhurat e taksave dhe indirekt në rritjen ekonomike.
Burimi i parave Cash sipas Ministrisë së Financave vjen edhe nga aktiviteteve të paligjshme. Psh nëse një individ ka një të ardhur 80 mijë lek në muaj dhe harxhon 200 mijë, logjikisht diferenca është krijuar nga burime të paligjshme.
Aktualisht pjesë e strategjisë 5 vjeçare do të jetë ulja e cash nëpërmjet përdorimit të terminaleve POS në Shqipëri. Vende të ndryshme të botës i kanë zbatuar me sukses këto eksperienca. Greqia nga 1 Janar i vitit 2020, aplikon penalitetet tek individët nëse 1/3 e të ardhurave nuk e kanalizojnë nëpërmjet terminaleve POS.
Aktualisht, Shqipëria ka një nivel shumë të ulët të përdorimit të POS. Janë rreth 11,195 POS të instaluar nga tatimpaguesit, shifër kjo e papërfillshme duke marrë në konsideratë që në vend ushtrojnë aktivitet ekonomik mbi 110 mijë biznese.
Lidhur me këtë do të vendoset detyrimi që gjithë bizneset të cilat ushtrojnë aktivitet të shitjes me para në dorë në sektorin e tregtisë, turizmit dhe shërbimeve do të kenë detyrimin që të instalojnë POS. Vlerësohet që numri i njësive tregtare parësore dhe dytësore që do të përdorin terminalet POS të jetë rreth 130 mijë.
Ndërkohë numri i kartave të debitit të emetuara nga bankat e nivelit të dytë dhe të vlefshme/aktive aktualisht është 1,047,762 shifër kjo e lartë duke marrë në konsideratë se numri i të punësuarve në listëpagesat e DPT është mbi 650 mijë.
Bazuar dhe në eksperiencat e vendeve të tjera mbi masat e marra prej tyre për të ulur përdorim e pagesave “cash” në vend, Ministria e Financave do të vërë në zbatim masat e mëposhtme:
1-Vendosja e detyrimit të tatimpaguesve që zhvillojnë aktivitet në fushën e tregtisë , shërbimeve dhe turizmit që të instalojnë terminale POS;
2- Detyrimi për t’u pajisur me kartë debiti të gjithë të punësuarit në vend dhe aplikim penaliteti në rast refuzimi;
3- Krijimi i një grupi pune së bashku me Bankën e Shqipërisë dhe Shoqatën e Bankave për të ulur komisionet e përdorimit të terminaleve POS mes bankave të nivelit të dytë dhe tatimpaguesve si dhe ulja e kostos së mbajtjes së llogarisë bankare për individë dhe biznes të vogël;
4- Ulja e pragut për pagesat me para në dorë mes bizneseve nga 150,000 lek që është aktualisht në 80,000 lek.
Marrë nga Monitor.al