Greqia tashmë ka gati planin për vaksinimin e popullsisë ndaj COVID-19. Mediat greke mbështetur dhe nga informacionet e zv/kryeministrit Akis Skercos konfirmojnë se dozat e para të vaksinave Pfizer/BioNTech në Greqi vijnë më 26 dhjetor, një ditë pas Krishtlindjeve të vendosura në 14 frigoriferë.
Një ditë më pas nis faza e parë e vaksinimit që pretendohet të përfundojë në 15 janar. Të paktën ky është afati i lënë.
Po ashtu faza e dytë e vaksinimit fillon në shkurt e mbaron në mars, nga synohet të jenë vaksinuar në total 2.5 milionë banorë të Greqisë. Më tej qeveria synon që deri në verë të ketë vaksinuar 60-70% të popullsisë.