• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Plot 122 vepra kriminale/ Vrasja e 18-vjeçares, autori kishte ushtruar dhunë edhe ndaj ish-të dashurës

26/08/2021
in Kosova, Rajon
0
Plot 122 vepra kriminale/ Vrasja e 18-vjeçares, autori kishte ushtruar dhunë edhe ndaj ish-të dashurës

KOSOVË– Vrasja e Marigona Osmanit nxorri në dritë se autori, Dardan Krivaqa ka kryer në të shkuarën krime të panumërta. Dardani nuk është person i panjohur për policinë pasi ai ka plot 122 vepra kriminale.

Veprat për të cilat dyshohet Krivaqa janë: 11 raste për grabitje, 93 raste të vjedhjes dhe vjedhjes së rëndë, 1 rast dhunimi, 12 raste pranimi të gjërave të vjedhura, si dhe pesë lëndime trupore.

Edhe pse i dyshuar për më shumë se njëqind vepra, Krivaqa ishte i lirë dhe jetonte me Marigona Osmanin të cilës dyshohet se ia mori jetën më 22 gusht të këtij viti.

Dardan Krivaqa kishte ushtruar dhunë edhe ndaj të një të dashure që kishte në vitin 2017. I njëjti burim ka bërë të ditur që në qershor 2017 Krivaqa kishte ushtruar dhunë ndaj atëkohë të dashurës së tij. Pas dhunës sistematike që ai kishte ushtruar ndaj saj, më 10 qershor të vitit 2017 Krivaqa kishte sulmuar me thikë familjarin e ish të dashurës për shkak se i njëjti kishte tentuar ta largonte nga dhuna që Krivaqa i shkaktonte familjares së tij. Lidhur me këtë rast ishte hapur hetimi për “lëndim të lehtë trupor”.

Një plagosje tjetër, Krivaqa e kishte bërë në fund të vitit 2020 dhe atë ndaj një zyrtari policor. Polici me inicialet Z.H. i kishte vërejtur tre persona duke konsumuar lëndë narkotike dhe sapo iu ishte afruar, Dardan Krivaqa i kishte vënë një mjet të mprehtë në fyt duke i lënë lëndime trupore policit. Për të njëjtën vepër, i dyshuari Krivaqa ishte dënuar me burgim prej 180 ditësh, duke iu llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim.

Marigona Osmani u vra katër ditë më parë në Ferizaj, nga dy të rinj të cilët pasi kanë dhunuar për 24 orë 18-vjeçaren, e kanë hedhur në derën e spitalit të Ferizajt, ku dhe humbi jetën, për shkak të plagëve të marra. Dardan Krivaqa dhe Arbër Hajdari, të cilët tashmë janë arrestuar, janë kapur nga kamerat, duke hedhur 18-vjeçaren përtokë në derën e spitalit me 21 gusht. Viktima ka qenë e martuar prej dy muajsh me Dardan Krivaqën.

Tags: 122 VEPRA KRIMINALEalbanewsferizajViktima Marigona Osmani dhe Dardan Krivaqa
Previous Post

Alarm për sulm terrorist në aeroportin e Kabulit! SHBA thirrje qytetarëve: Largohuni

Next Post

Presidenti turk Erdogan do të vizitojë Malin e Zi, cilësohet si historike për marrëdhëniet e dy vendeve

Related Posts

Mediat serbe: Vuçiç thërret këshillin e sigurisë pas vendimit të Kosovës për targat

Dialogu, Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

02/02/2023
Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

31/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

Kosovë/ Mbahet sot takimi për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

31/01/2023
Erdogan i vendos veton Suedisë: Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO!

Erdogan i vendos veton Suedisë: Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO!

28/01/2023
Vjosa Osmani

Osmani për ‘Corriere Della Sera’: Beogradi po përpiqet të na destabilizoje

25/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën

19/01/2023
Next Post
Presidenti turk Erdogan do të vizitojë Malin e Zi, cilësohet si historike për marrëdhëniet e dy vendeve

Presidenti turk Erdogan do të vizitojë Malin e Zi, cilësohet si historike për marrëdhëniet e dy vendeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.