Kreu i PD, Lulzim Basha gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, tha se numri i të infektuarve mbahet artificialisht i ulët dhe përmasa e sëmundjes mbahet e fshehtë.
“Statistikat zyrtare të viktimave të COVID, fshehin shifrat e vërteta. Numri i të infektuarve mbahet artificialisht i ulët dhe përmasa e sëmundjes mbahet e fshehtë. Kur u thuhet e vërteta, fshihen pas sakrificës së mjekëve për të mos u përballur me të vërtetën”, u shpreh Basha.
Sipas Bashës, Rama ka humbur kontrollin e situatës për menaxhimin e pandemisë.
“Edi Rama ka humbur kontrollin e situatës sa i përket menaxhimit të situatës së pandemisë. Fshihen pas sakrificës së mjekeve, të tenderave sekret që edhe sot janë përgjegjës për numrin më të ulët të testimeve. Nëse paratë e shqiptarëve do të kishin shkuar për të blerë teste, qytetarët nuk do të prisnin për të marrë rezultatet”, tha Basha.