Policia arrestoi një grua në Kretë të hënën, pasi ndalonte fëmijën e saj të shkonte në shkollë si arsye e frikës nga COVID-19.
39-vjeçarja e ka mbajtur të birin pa shkollë që prej shtatorit të vitit 2020, duke bërë që 9-vjeçari të humbasë dy vjet nga arsimi. Në Kretë janë raportuar në polici edhe raste të tjera të ngjashme, me prindër që refuzojnë t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë si mënyrë për t’i mbrojtur nga pandemia.
Pas arrestimit nga policia të hënën, gruaja pritet të shkojë në prokurorinë e Heraklios.