Policia greke vijon hetimet për vrasjen e 39-vjecarit nga Tepelena, Dikenc allias Kristo Halili, i njohur me pseudonimin “Keli”, pronar i Bar “Dejavu” në Athinë. Policia greke po heton mbi dyshimet se Halili kishte në zotërim shtëpi publike në Athinë, të cilat në Greqi njihen si “studio”.
Madje, për këto në vitin 2017 ka pasur dhe një hetim, pasi dyshohej se mbroheshin nga zyrtarë të lartë të policisë greke. Pistë tjetër që po hetohet është edhe përfshirja e Halilit në trafikun e drogës.
Policia greke ka nxjerrë nga arkiva edhe një dosje të 11 viteve më parë, kur mjetit të 39-vjecarit nga Tepelena i ishte vendosur lëndë eksplozive.
Emri i Halilit rezulton në një dosje hetimore të 20 Marsit 2012 të policisë së Omonias, ku flitet për një grup kriminal shqiptar që zotëronin rreth 30 shtëpi publike në rrugën “Iasonos”, në qendër të Athinës, madje disave prej tyre u ishte vende zjarri. Ky grup përfitonte nga 60 euro për shtëpi, pra 1800 euro në ditë. Në total fitimet llogariteshin në 600.000 euro.