Përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe të forumeve të partive politike kanë nisur sot një protestë simbolike para Ministrisë së Brendshme, pas vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga një efektiv policie.
19:05 Policia ka hedhur gaz lostjellës kundër protestuesve përpara Kryeministrisë. Bomba me gaz janë hedhur nga tarraca e ndërtesës qeveritare, duke bërë që protestuesit të shpërndahen përkohësisht.
Prej më shumë se dy orësh, ata kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.