Tre zyrtarë të Kadastrës së Tiranës janë vënë në prangat e policisë ditën e sotme. Aksioni po zhvillohet nga drejtoria e Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit. Burime bëjnë me dije për ABC se janë lëshuar 5 urdhër arreste në total, prej të cilëve janë ekzekutuar vetëm tre, ndërkohë që operacioni është ende në zhvillim.
 
	    	 
                                 
		    
 
                                 
                                









