• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Porti turistik i Vlorës, shpallet fituesi i koncesionit, vlera e investimit 22.8 milionë euro

30/03/2021
in Ekonomi
0
Porti turistik i Vlorës, shpallet fituesi i koncesionit, vlera e investimit 22.8 milionë euro

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi se bashkimi i përkohshëm i shoqërive “Marina di Valona” sh.p.k, “Marina Projects” ltd ,  “Brunes” sh.p.k.  dhe “Ndregjoni” sh.p.k me vlerë investimi prej 22.8 milionë euro pa TVSH janë fituesit e koncesionit të projektit të portit në Vlorë. Bëhet fjalë për “Marina Vlorë” i cili do të kalojë tek privati për një periudhë 35 vjeçare. Referuar njoftimit të MIE bëhet me dije se në garë morën pjesë tre kompani ku dy të tjerat ishin shoqëria Albavia sh.p.k që ofroi një vlerë investimi në zhvillimin e projektit prej 1.8 miliardë lekësh dhe Gjikuria sh.p.k me një vlerë investimi 22.7 milionë euro.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka skualifikuar dy kompanitë e fundit duke dhënë edhe argumentet. “Shoqëria “Albavia” sh.p.k është skualifikuar sepse nuk ka paraqitur Sigurimin e Ofertës sipas shtojcës nr. 3 të DPK, sipas kërkesës së germës a) pika 1 të pikës 2 “Kriteret e veçanta të kualifikimit” të shtojcës nr. 9 të DPK. Gjithashtu, nuk është dorëzuar i gjithë dokumentacioni i kërkuar në shtojcën nr. 9 të Dokumenteve të Koncesionit/PPP.

Shoqëria “Gjikuria” sh.p.k është skualifikuar sepse nuk ka paraqitur Raportin e auditimit financiar të vitit ushtrimor 2018, (përfshirë opinionin e auditorit), të certifikuara nga një subjekt i jashtëm i licencuar auditi; nuk ka plotësuar kriterin financiar nr. 2 “Kapitali i Vet (totali i aktivit minus totalin e detyrimeve) i vitit të fundit ushtrimor (2019) të jetë të paktën sa 40% (dyzet përqind) e vlerës së investimit të përgjithshëm (pa TVSH) të propozuar nga ofertuesi”; nuk ka paraqitur Dokumente të lëshuara nga institucione financiare të besueshme, këto sipas kërkesës së nënpikës 1.2. “Kapaciteti ekonomik dhe financiar” të pikës 2 “Kriteret e veçanta të kualifikimit” të shtojcës nr. 9 të DPK.

Gjithashtu, nuk ka plotësuar kriterin kualifikues të zërit “Projektim”, pasi nuk ka dorëzuar një Licencë të vlefshme Profesionale, si dhe Ofertuesi nuk ka paraqitur eksperiencë të provuar të dizejnimit dhe shpërndarjes së marinave të klasit botëror që i lejon ata të arrijnë njohjen e industrisë dhe akreditim ndërkombëtar, sipas kërkesës të pikës 3 të nënpikës 1.3. “Kapaciteti teknik” të pikes 2 “Kriteret e veçanta të kualifikimit” të shtojcës nr. 9 të DPK” thuhet në sqarimin e MIE.

MIE shpalli njoftimin për dhënien me koncesion tek privati të një porti turistik në Vlorë ne janar te këtij viti. Vendndodhja e parashikuar e objektit është në qendër te qytetit të Vlorës dhe konkretisht në portin aktual të këtij qyteti i cili është nen administrimin e Ministrisë se Infrastrukturës dhe Energjisë.

Tags: fituesi i koncesionitporti turistik i vloresvlera e investimit
Previous Post

Administrata e Presidentit Biden rrit përpjeket për energji nga era

Next Post

Biden: Deri në 19 prill do të vaksinohen 90% e të rriturve

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Biden: Deri në 19 prill do të vaksinohen 90% e të rriturve

Biden: Deri në 19 prill do të vaksinohen 90% e të rriturve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • COVID-19

    E rëndë/ Humb jetën fëmija 7-vjeç, nuk mundi të fitojë betejën me koronavirusin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Humb betejën me koronavirusin ish-kreu i Këshillit të qarkut të Elbasanit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E pazakontë! Gruaja hyn lakuriq në studio dhe gjuan me tullë moderatoren, pamjet për të mos u humbur

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E rëndë/ Përdhunohet për 9 orë 50-vjeçarja shqiptare në Athinë. Gratë greke në protestë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Energjia e rinovueshme ul importin/ Ankand brenda marsit për parqet eolike, Balluku: Pas 15 vitesh do të përdoren nga shteti

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.