Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, java do të nisë me mot të qëndrueshëm me diell dhe vranësira hera-herës mesatare e lokalisht të dendura.
Prej ditës së martë dhe deri ditën e enjte vendi do të jetë në ndikim të kalimeve frontale.
Kështu, moti parashikohet kryesisht i vranët dhe hera-herës me intervale kthjellimesh. Reshjet e shiut do të jenë të pranishme në intensitet të ulët, ndërsa të mërkurën në pjesën bregdetare dhe në veriperëndim edhe në formën e shtrëngatave me rrufe.
Dëbora do të rikthehet në male në verilindje.
Prej së enjtes pasdite situata vjen në përmirësim.
Era do të fryjë nga juglindja dhe të mërkurën në mesditë kthehet nga veriperëndimi mesatare dhe përkohësisht e vrullshme përgjatë brigjeve detare.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-5 ballë.