Një sasi municionesh luftarake e armatime të ndryshme janë sekuestruar në disa zona të Kosovës.
Sipas mediave fqinje, mes armatimeve janë përfshirë automatikë të llojeve të ndryshme, granata dore e municione luftarake. Ky operacion i urdhëruar nga Prokuroria Speciale e Kosovës vjen menjëherë pas arrestimit të 5 personave një ditë më parë në Pejë dhe në Prizren si të dyshuar në trafikun e armëve dhe terrorizëm.
Prokuroria Speciale njofton se arrestimi i personave të dyshuar është kryer mbi dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale kundër Rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Kosovës ku dyshohen për veprat penale përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.
Po ashtu, të njëjtit dyshohen edhe për veprat penale Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.