TIRANE– Një burrë është shtrirë ditën e sotme përpara derës së spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ pasi dyshohet se mund të jetë i infektuar me virus.
‘Abcnews’ ka publikuar fotot e burrit që shihet i shtrirë para derës ndërsa pranë tij shihet bashkëshortja e tij.
Ajo ka kërkuar ndihmë për bashkëshortin në mënyrë që ta shtrojnë në spital pasi prej ditësh ai është kuruar në kushtet e shtëpisë. Për disa minuta ata qëndruan aty, derisa dy infermierë erdhën dhe morën burrin e sëmurë.