Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella nënvizon se si sulmi ndaj Ukrainës prek ‘themelet e demokracisë, të rigjeneruara nga lufta kundër nazi-fashizmit. Mattarella dënon “agresionin e pajustifikueshëm kundër popullit ukrainas, për të cilin Federata Ruse e ka bërë veten përgjegjëse”, i cili “e zhyti kontinentin evropian përsëri në një kohë masakrash, shkatërrimesh, eksodi të detyruar, që ne vendosëm të mos e riprodhonim më ngjarjet tragjike të Luftës së Dytë Botërore”.