Primaret e Berishës do të përsëriten në Dibër më 21 janar 2023. Procesi i ri i votimit të Primareve do të zhvillohet me të njëjtët kandidatë që morën pjesë në votimin e 4 dhjetorit 2022.
Për administrimin e procesit të ri zgjedhor, dega e PD Dibër do të miratojë një Komision të ri të Votimit dhe Numërimit, ku në përbërje të tij, për shkak të problematikave të kotatuara të mos marrin pjesë anëtarët që kanë administruar procesin e mëparshëm.
Nga primaret e mbajtura në dhjetor, Ismail Uka ka fituar balotazhin në Bashkinë Dibër me vetëm 1 votë diferencë nga Besnik Alku. Ky i fundit mori 565 vota ndërsa Uka mori 566 vota në procesin e primareve të Berishës. Alku nuk e pranoi rezultatin pasi u numëruan 2 herë votat. Herën e parë dolën barazim ndërsa në të dytën Alku rezultoi me 1 votë më pak.