Princ Leka së bashku me familjen është duke i kaluar pushimet në Gjirin e Lalëzit.
Këto pushime për familjen Mbretërore janë tejet e veçanta pasi me to, për herë të parë ndodhet dhe vogëlushja Geraldinë.
Vetë Princi ka ndarë një foto në rrjete sociale, duke mbajtur mbi supe të voglën e tij dhe shkruan: “Duke ju përshëndetur nga pushimet e verës me beben Geraldinë.“