Tiranë- Babai i Klodian Rashës ka folur para kamerave për vrasjen e të birit. Në intervistën për emisionin ‘Opinion’ në TvKlan, babai i Klodian Rashës, Qazim Rasha mes lotësh dhe gjysëm zëri ka folur për humbjen e të birit. Ai rrëfen se Klodiani ka qenë duke pirë kafe kur ka parë policinë dhe ka ikur sepse nuk kishte maskë.
“Prisja ta martoja, policia e ka masakruar në derë të shtëpisë, nuk mund të ndodhë kjo gjë. E kanë masakruar djalin. Ka qenë duke pirë kafe në një lokal në lagje dhe kur ka parë policinë ka ikur sepse nuk kishte maskë. Unë prisja ta martoja se e kisha fejuar… e kanë masakruar djalin, nuk njihet kufoma,”- tregon ai duke qarë me zë.