• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

FMN: Nevojat vjetore për financime të Shqipërisë kërkojnë edhe një buxhet tjetër

09/12/2020
in Ekonomi
0
FMN: Nevojat vjetore për financime të Shqipërisë kërkojnë edhe një buxhet tjetër

Nevojat buxhetore të Shqipërisë për të financuar funksionet publike janë sa dyfishi i mundësive reale që gjenerohen nga të ardhurat. Rishikimi i fundit i kushteve ekonomike të vendit tonë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar tregon, se Shqipëria grumbullon pak më shumë se 27% të PBB të ardhura buxhetore, por ndërkohë ka nevojë edhe për 21% të PBB financime për t’i përmbushur funksionet publike. Për të plotësuar hendeqet e financimeve, Shqipëria duhet të çojë mbi 48% të PBB-së te të ardhurat buxhetore.

Por asnjë parashikim, sado optimist, nuk jep shpresë që Shqipëria të arrijë rendimentin fiskal që i nevojitet. Për të përmirësuar eficiencën në grumbullimin e të ardhurave, FMN i sugjeron qeverisë shqiptare që të përmirësojë dobësitë dhe të investojë në burime të afta njerëzore. Fondi ka sugjeruar që të miratohet një strategji e plotë në formën e një paketë fiskale afatmesme, e cila duhet të zbatohet pa vonesa të mëtejshme. Përgatitja e një Strategjie Afatmesme të të Ardhurave ofron mundësi për të rishikuar dhe për të ridizenjuar në mënyrë gjithëpërfshirëse sistemin e taksave. Shqipëria duhet të japë fund ndryshimeve të shpeshta të politikës tatimore dhe të mos aplikojë amnistinë fiskale.

Shqipëria dhe Kosova vitin e kaluar u renditën ndër vendet e Europës që grumbullojnë më pak të ardhura buxhetore në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Sipas të dhënave të Eurostat, vendet e BE-së vitin e kaluar grumbulluan mesatarisht 41.1% të ardhura të PBB-së, me një ulje të lehtë në raport me vitin 2018, kur ky tregues ishte 41.2%. Ndërkohë Irlanda (22.7%), Kosova (26.7%), Rumania (26.7), Zvicra (27.4%) dhe Shqipëria (27.4%) kishin rendimentin më të dobët fiskal.

Irlanda dhe Zvicra grumbullojnë më pak të ardhura, pasi ekonomia e tyre ka zhvilluar offshore-t, në të cilat aplikojnë norma më të ulëta tatimore se sa vendet e tjera të Europës, që kanë një sistem tatimor klasik. Grupi tjetër i vendeve që mbledhin më pak të ardhura të tilla si Shqipëria, Kosova dhe Rumania e kanë të ulët rendimentin fiskal, për shkak të dobësive në grumbullimin e të ardhurave dhe nivelit të lartë të informalitetit. Për më tepër, Shqipëria i përkeqësoi rezultatet më 2019, pasi të ardhurat në raport me PBB shënuan rënie me 0.2 pikë përqindje.

Marrë nga Monitor.al

Tags: fmnnevojat vjetore financiarepbb
Previous Post

Vrasja e të riut nga policia/ Berisha bën thirrje për protestë sot ora 22.00

Next Post

Polici i vrau djalin, babai i Klodian Rashës flet para kamerave: Prisja ta martoja, e kanë masakruar djalin… nuk njihet kufoma

Related Posts

Anila Denaj

Pandemia COVID-19/ Ministria e Financave: Shtyhet garancia sovrane deri më 30 qershor

22/01/2021
Eksportet ranë 9% në 2020-n; Dobët këpucët, rimëkëmben nafta e çeliku

Eksportet ranë 9% në 2020-n; Dobët këpucët, rimëkëmben nafta e çeliku

19/01/2021
Foto nga rrënojat e tërmetit të 26 nëntorit 2019

Risku nga katastrofat, BB: Tërmeti dhe COVID-19 çojnë varfërinë 8 vite pas

19/01/2021
Banka e Shqiperise

Kreditë me probleme, dy masat që mund të marrë Banka e Shqipërisë për të ndalur rritjen

18/01/2021
Pasojat e pandemisë, mbylljet e bizneseve u rritën me 38% në maj-dhjetor, rreth 30 mijë të papunë në 9 muaj

OECD: 50% e bizneseve në Ballkan ndërprenë aktivitetin, 82% rënie të xhiros, qeveritë t’i mbështesin

18/01/2021
Turizmi, në vorbullën e pandemisë, marsi qartëson pritshmëritë

Turizmi, në vorbullën e pandemisë, marsi qartëson pritshmëritë

16/01/2021
Next Post
Babai i Klodian Rashës

Polici i vrau djalin, babai i Klodian Rashës flet para kamerave: Prisja ta martoja, e kanë masakruar djalin... nuk njihet kufoma

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Vrasja e Klodian Rashës/ Gjykata merr sot vendimin për efektivin e “Shqiponjave”,

    Në gjendje të rëndë psikologjike, polici dëshmon në Gjykatë: Kam vrarë një njeri, merrni çfarë mase të doni… kjo që më ndodhi mua të mos i ndodhë askujt

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Shtrëngohet ora policore, Shqipëria mbyllet në orën 20:00

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Dhimbje dhe lot, përcillet për në banesën e fundit Klodian Rasha

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Publikohen pamjet nga momenti i vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ky është Klodian Rasha, 25-vjeçari që u qëllua për vdekje nga polici në mesnatë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji

Lajmet e fundit:

Tragjedi në Brazil, rrëzohet avioni me një ekip futbolli në bord

Tragjedi në Brazil, rrëzohet avioni me një ekip futbolli në bord

24/01/2021
Paralajmërimi nga Anglia: Covidin mund ta transmetojnë edhe personat e vaksinuar

Paralajmërimi nga Anglia: Covidin mund ta transmetojnë edhe personat e vaksinuar

24/01/2021
Edi Rama në Facebook: PA KOMENT dhe me keqardhje për çka mund ta shihni e ta gjykoni vetë

Edi Rama në Facebook: PA KOMENT dhe me keqardhje për çka mund ta shihni e ta gjykoni vetë

24/01/2021
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.