• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

“Procesi pa rezultate çon në uljen e besimit te BE-ja”- Kovaçevski: Të nisin sa më shpejt bisedimet

09/05/2022
in Rajon
0
“Procesi pa rezultate çon në uljen e besimit te BE-ja”- Kovaçevski: Të nisin sa më shpejt bisedimet

Bashkimi Evropian duhet të përmbushë premtimin dhe të caktojë sa më shpejt datën për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut, që do të shënonte fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, ka deklaruar të dielën kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski.

“Si shtet kemi bërë shumë gjëra dhe qytetarët kanë bërë shumë sa i përket pritjeve për negociatat me BE-në. Në këtë rrugë ne kemi hequr dorë nga disa gjëra, kemi marrë vendime të vështira dhe BE-ja më në fund duhet të marrë vendimin, e kam fjalën për të gjithë anëtaret dhe Bullgarinë fqinje, që të mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare”, ka deklaruar Kovaçevski.

Sipas tij, “çdo proces që zgjat shumë dhe në fund nuk ka rezultate, çon në uljen e besimit të qytetarëve në BE-në, përkundër faktit se i japin mbështetje të fortë procesit të integrimit evropian”. Ai theksoi, se personalisht nuk është i lidhur me data, por megjithatë tha se zgjerimi i BE-së në rajon aktualisht nuk është vetëm një çështje politike dhe ekonomike, por edhe gjeostrategjike, për shkak të luftës në Ukrainë dhe interesit të vendeve të treta që të mos zgjerohet me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kavaçevski ka komentuar edhe dialogun strategjik me SHBA-të që duhet të filloj më 2 qershor duke theksuar se ai nuk zëvendëson anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. “Dialogu strategjik me SHBA-të fillon në qershor në disa fusha – politikën e jashtme, ekonominë, investimet, arsimin, mbrojtjen. Javën e ardhshme do të përcaktohet një ekip ministrash dhe ekspertësh, të cilët do të shkojnë në Uashington ku do të zhvillojnë takime në nivele të ndryshme. Partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara, nuk është një zëvendësim për anëtarësimin në BE”, ka deklaruar Kovaçevski.

Dialogu strategjik mes SHBA-ve dhe Maqedonisë së Veriut ishte paralajmëruar nga Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, gjatë vizitës në Shkup, më 28 prill./REL

Tags: Dimitar Kovaçevskiintegrimi ne bekryeministri maqedonas
Previous Post

Zbulohet e ftuara speciale e natës finale të Eurovision 2022

Next Post

Një dokumentar i ri pretendon se Nënë Tereza kishte një anë shumë të errët

Related Posts

Mediat serbe: Vuçiç thërret këshillin e sigurisë pas vendimit të Kosovës për targat

Dialogu, Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

02/02/2023
Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

31/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

Kosovë/ Mbahet sot takimi për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

31/01/2023
Erdogan i vendos veton Suedisë: Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO!

Erdogan i vendos veton Suedisë: Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO!

28/01/2023
Vjosa Osmani

Osmani për ‘Corriere Della Sera’: Beogradi po përpiqet të na destabilizoje

25/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën

19/01/2023
Next Post
Një dokumentar i ri pretendon se Nënë Tereza kishte një anë shumë të errët

Një dokumentar i ri pretendon se Nënë Tereza kishte një anë shumë të errët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • “REUTERS” NXJERR ÇMIMIN, JA PËR SA DOLLARË DO TA BLEJË BE NJË DOZË VAKSINE KUNDËR COVID-19

    COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.