KOSOVË- Policia e Kosovës ka sekuestruar 67 aparate për prodhimin e kriptovalutave në Mitrovicën e Jugut. Gazeta Ekspress shkruan se siç njofton Policia sonte në orët e pasdites kanë realizuar një bastisje në një banesë në rrugën ‘Fan Noli’. Për pajisjet e gjetura dhe veprimtarinë e kundërligjshme hetuesit policorë kanë identifikuar personin e dyshuar.
“Si rezultat i hetimeve është arritur të lokalizohet dhe identifikohet lokacioni, me ç’rast bastisja është realizuar në një banesë në rrugën ‘Fan Noli’ në Mitrovicën e Jugut. Gjatë bastisjes për veprimtari të kundërligjshme janë gjetur dhe sekuestruar 67 aparate të lidhura me pajisje elektrike dhe internet që dyshohen se përdoreshin për prodhimin e kriptovalutave. Lidhur me veprimet e ndërmarra dhe pajisjet e sekuestruara është njoftuar prokuroi i çështjes i cili ka sugjeruar që për veprime të mëtejme hetimore lidhur me rastin dhe pajisjet e sekuestruara të merren autoritetet doganore”, thuhet në njoftimin e PoIicisë .