• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Profesionet më të kërkuara në vend, kryeson fasoni dhe Call Center-at

18/04/2022
in Ekonomi
0
Profesionet më të kërkuara në vend, kryeson fasoni dhe Call Center-at

Numri total i punonjësve të rinj që do të shtohen gjatë këtij viti është vlerësuar në rreth 44 mijë persona, ose 10,8% të forcës aktuale të punës, sipas të dhënave nga Agjencia Shtetërore e Punësimit dhe studimeve të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, të realizuara nga PNUD. Industria e prodhimit të veshjeve kontribuon më së shumti, teksa call center shihet të jetë sektori më aktiv për të rekrutuar punonjës të rinj, i ndjekur nga guroret dhe shërbimet administrative. Vetëm sektori fason këtë vit kërkon 20 mijë punonjës shtesë. Ndërsa i gjithë sektori i Call Center, duke përfshirë bizneset e mëdha e të vogla të kësaj fushe, kanë shprehur preferencat të punësojnë rreth 1000 punonjës të rinj këtë vit.

Pas rrobaqepësive dhe punonjësve të call center, duket se kamerierët janë profesioni më i ofruar në vend. Punëdhënësit janë pesimistë për gjetjen e punonjësve të rinj, sidomos në disa aktivitete specifike të shërbimeve, si informacioni dhe komunikimi dhe punonjës profesionistë, shkencorë dhe teknikë. Më e lehtë për të gjetur punonjës është në Rajonin Qendror sesa në tre rajone të tjera të Lindjes, Jugut dhe Veriut. Punëdhënësit deklaruan se e kanë të vështirë për të gjetur punonjës me aftësi, përvojë, korrektesë, integritet dhe motivim për llojin e punës që bëjnë.

Banka Botërore, në një studim të fundit, tha se përmirësimi i aftësive për disa profesione në tregti dhe shërbime mund të realizohet nëpërmjet trajnimeve të shpejta. Disa vende zhvilluan shpejt programe të shkurtra trajnimi për të adresuar presionet e menjëhershme të kërkesës, shkaktuar nga pandemia Covid 19. p.sh. në Mbretërinë e Bashkuar u aplikuan trajnime për të rinjtë e papunë, për të dhënë ndihmën e parë mjekësore në raste të urgjencave. U krijua një grup punonjësish që kontrollonin komunitetet për zbatimin e masave të distancimit social. Trajnimet që zgjatën dy javë, krijuan një fuqi të aftë që vlejti për menaxhimin e pandemisë në Britani.

Në Shtetet e Bashkuara, po zbatohen programet “Rapid Skilling”, që synojnë tranzicionin profesional dhe teknik për të zhvendosur punëtorët në profesione aktualisht të kërkuara. Industritë e shërbyera përfshijnë prodhimin, logjistikën dhe shpërndarjen, shitjen me pakicë dhe profesionet e lidhura me sigurinë industriale. Programet synojnë veçanërisht të rriturit me aftësi dhe të ardhura të ulëta. Trajnimi mund të zgjasë 5-7 orë dhe rezulton në një kredencial të njohur edhe CV-të e tyre.

Programi “Punëtori Sezonal i Përhershëm” në Kroaci ofron mbështetje financiare për punëtorët sezonalë në periudhën jashtë sezonit dhe lejon përfituesit të marrin pjesë në programet arsimore dhe trajnime të ofruara nga shërbimet publike kroate të punësimit në periudhën jashtë sezonit.

Në Shqipëri, bujqësia dhe turizmi janë një kontribuues i madh në ekonomi dhe një burim i rëndësishëm punësimi. Gjithashtu sektorët janë ofrues të mëdhenj të punës sezonale, ndaj trajnimet mund të rrisin mundësinë për punësim të përhershëm dhe të rrisin produktivitetin për punonjës./ Monitor

Tags: albanewscall centerfasonetprofesione
Previous Post

Arrestohen dy shoferë të dehur, gjobiten rreth 3.000 të tjerë gjatë një jave në Fier

Next Post

Hyrja në fuqi e sanksioneve nga BE-ja, 8 orë rradhë në kufirin polako-bjellorus

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Hyrja në fuqi e sanksioneve nga BE-ja, 8 orë rradhë në kufirin polako-bjellorus

Hyrja në fuqi e sanksioneve nga BE-ja, 8 orë rradhë në kufirin polako-bjellorus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.