Kryeministri Edi Rama në një intervistë nga Nivica e Tepelenës ka komentuar programin ekonomik të Partisë Demokratike.
Kreu i qeverisë e cilësoi këtë plan si një menu me pjata imagjinare
“Po të bashkojmë bashkë buxhetin që ne japim nga arka e shtetit dhe buxhetit që kemi arritur të thithim nga programet europiane shkojnë pak a shumë në të njëjtën shifër. Programi i PD është faktikisht një menu për të ofruar të gjitha pjatat imagjinare për të gjitha kategoritë e njerëzve, për t’u bërë të ëndërrojnë një gjumë me gjellë pasanikësh siç thuhej tek “Lulëkuqe mbi mur”. Shqipëria reale, e njerëzve të punës është më e madhe se sa ajo virtuale, e pjatave bosh në gjumë. Do të mbetet si ato pjata bosh që nuk do të shfaqet kurrë në asnjë tavolinë.”, tha Rama, teksa shfaqet këmbëkryq e ulur përtokë mes bukurive të Nivicës.