Pasi janë shpërndarë nga policia në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, disa protestues kanë thyer derën e Ministrisë së Financave.
Ndërkohë, te Kryeministria ka protestues të paktë, ndërsa atje ka një shtim të forcave policore.
Rrugët rreth qendrës së kryeqytetit janë përfshirë nga kaosi, ndërsa protestuesit po djegin edhe kazanët e mbeturinave.