Qindra biznesmen nga e gjithë Italia kanë protestuar ditën e sotme kundër masave anti-Covid. Ansashkruan se pronarë barësh, restorantesh, palestrash, pishinash, dhe shitës kanë kërkuar që të rihapin aktivitetet e tyre.
Ata kanë kërkuar që ekonomia e vendit të rihapej në mënyrë që të rikthehej jeta normale dhe ata të punonin. Protestuesit brohorisnin “Punë, punë” dhe “Rihapje, rihapje”. Ndërkohë që shumë protestues u përpoqën që të formonin një marshim drejt zyrës së Kryeministrit, por u ndaluan nga policia.
Përfundimisht një delegacion prej pesë vetash u lejua të shkonte në zyrën e Kryeministrit ku u prit nga nënsekretari për marrëdhëniet me parlamentin Deborah Bergamini. Ata kërkuan që të rihapin bizneset e tyre.