TIRANË– Ditën e sotme pritet të jepet vendimi nga Gjykata e Tiranës për 57 protestues të ndaluar gjatë protestave që kanë trazuar vendin ditët e fundit.
Forca të shumta policie kanë rrethuar gjykatën, në pritje të vendimit.
Të ndaluarit akuzohen për tubim të jashtëligjshëm, shkatërrim të pronës publike dhe kundërshtim të forcave të rendit. Këta u arrestuan ditën e djeshme pasi ishin prezentë në protestën e dytë që u zhvillua për vrasjen e Klodian Rashës.