Një makinë policie është sulmuar nga protestuesit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Mjeti po ecte përgjatë Bulevardit, por është goditur nga protestuesit.
Polici ka ngritur duart duke kërkuar që të mos dhunohet.
Protestuesit nuk e kanë prekur efektivin, madje disa prej tyre e kanë përqafuar. Duket se zemërimi është drejtuar ndaj makinës, duke i thyer xhamat.