• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Pse është kaq i rëndësishëm Tajvani – sa SHBA është gati të rrezikojë gjithçka?

06/08/2022
in Botë
0
Pse është kaq i rëndësishëm Tajvani – sa SHBA është gati të rrezikojë gjithçka?

Së fundmi, SHBA duket se është gati të rrezikojë gjithçka për të mbrojtur Tajvanin – por çfarë është kaq e rëndësishme për këtë ishull të vogël në Azinë e largët? Që pas nisjes së pushtimit rus në Ukrainë, sytë e botës u kthyen për nga Azia dhe frika e një konflikti të mundshëm mes Tajvanit dhe Kinës vazhdon ende.

Sa probabilitet ka një sulm i tillë dhe cilat do të ishin pasojat?

Ministri i jashtëm tajvanez e ka quajtur sulmin e Rusisë në Ukrainë një shkelje të Konventës së OKB-së, duke shprehur shqetësimin se ishulli i vogël aziatik mund të ketë të njëjtin fat. Në të njëjtën kohë, Kina ka refuzuar kategorikisht ta quajë vendimin e Rusisë për të pushtuar Ukrainën një ‘sulm pushtues’ apo ‘akt luftarak’ duke njohur deri sot, të drejtat e Rusisë për të ‘mbrojtur sovranitetin e saj’.

Ku ngjasojnë Tajvani dhe Ukraina?

Pavarësisht faktit se ky krahasim nuk është ideal, Tajvani – njësoj si Ukraina – ka jetuar gjatë nën hijen e një superfuqie si Kina e cila ka refuzuar gjithnjë ta njohë ishullin si një shtet të pavarur. Në të njëjtën kohë, Pekinin ka nisur rregullisht avionë luftarakë drejt qiejve tajvanez nën petkun e “stërvitjeve ushtarake’.

Të dy liderët edhe ai kinez, Xi Jinping edhe ai rus, Vladimir Putin, i kanë mëshuar prej kohësh të njëjtës propagande, që vë në punë nostalgjinë e një të shkuare të lavdishme imperialiste me anë të së cilës ata po justifikojnë edhe pretendimet e tyre territoriale të viteve të fundit.

Presidenti kinez i ka ushtruar gjithnjë presion Tajvanit që të mos kërkojë pavarësinë nga Kina, në të njëjtën mënyrë që Putin ka paralajmëruar vazhdimisht Ukrainën që të mos bëhet pjesë e aleancave me perëndimin siç është anëtarësimi në NATO.

Ku ndahen Tajvani dhe Ukraina?

Sidoqoftë, mes Ukrainës dhe Tajvanit ka një diferencë të rëndësishme. Së pari, edhe pse shumica e shteteve nuk e njohin Tajvanin si shtet të pavarur, ishulli është një partner tregtarë kyç i Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe një pikë strategjike në zinxhirin e furnizimit global.

Ky ishull dominon fuqishëm industrinë e makinerive elektrike si vendi kryesor në botë për prodhimin e 50% të mikroçipeve që përdoren në teknologjitë më të avancuara civile dhe ushtarake, duke nisur nga makinat, telefonat celularë, kompjutera, pajisjet ushtarake, mjekësore, inxhinierike etj.

Praktikisht, ato janë pulsi i teknologjisë globale. Gjithashtu, pozicioni strategjik i Tajvanit, e ka kthyer atë në një zonë të rëndësishme për bazat ushtarake amerikane në Oqeanin Paqësor.

Dhe mbi të gjitha, në një kohë kur administrata Biden është shprehur e bindur se edhe në rast konflikti, SHBA dhe NATO nuk do të dërgojnë kurrë trupa për të mbrojtur ukrainasit, në rastin e Tajvanit çështja ndryshon katërcipërisht.

Politika e njohur si ‘ambiguiteti strategjik’ ka shërbyer prej kohësh si shtyllë parandaluese e SHBA-së ndaj Kinës.

Shqetësimi i shumë analistëve në Tajvan ama, është se një Perëndim i shpenguar dhe një kundërpërgjigje e dobët ndaj pushtimi rus në Ukrainë, mund të mobilizojë Partinë Komuniste Kineze që të shtojë trysninë mbi ishullin tajvanez duke përdorur manovra që qeveria e Tajvanit i ka quajtur ‘taktikat e zonës gri’ – që kanë të bëjnë me faktin se Kina nuk ka reshtur kurrë së pretenduari se ishulli i vetëqeverisur i Tajvanit është territor kinez.

Tags: kinashbatajvani
Previous Post

Hapet pas 5-vjetësh një nga perlat e Stambollit

Next Post

Kardiologët paralajmërojnë: Ky grup gjaku është më i vështiri për të përballuar vapën

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Kardiologët paralajmërojnë: Ky grup gjaku është më i vështiri për të përballuar vapën

Kardiologët paralajmërojnë: Ky grup gjaku është më i vështiri për të përballuar vapën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • PAMJET nga rruga e Lumit të Vlorës/ Deputeti Sinaj: Projekti më i madh i realizuar ndonjëherë në këtë zonë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.