• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

PUBLIKOHET DËSHMIA E DHIMBSHME E MJEKUT TË BURGJEVE

15/11/2020
in Sociale
0
PUBLIKOHET DËSHMIA E DHIMBSHME E MJEKUT TË BURGJEVE

Publikohet historia e panjohur e Jetullah Gashit me origjinë nga katundi Mramor i Prishtinës, i cili në vitin 1964, kur ishte gjimnazist vendosi që të arratisej dhe kaloi kufirin shtetëror në zonën e fshatit Zogaj të rrethit të Tropojës, ku pasi e mbajtën disa ditë duke e marrë në pyetje në Degën e Punëve të Brendshme të qytetit “Bajram Curri”, e sollën në qytezën e Shijakut, duke e sistemuar në një bazë të Sigurimit të Shtetit, e cila quhej “Qendra e filtrimit e emigrantëve kosovarë”, që arratiseshin nga Jugosllavia dhe vinin në Shqipëri, ku për disa muaj ai i’u nënshtrua hetuesisë intensive nga ana e oficerëve të Sigurimit të Shtetit që vinin nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe që mbulonin “emigracionin kosovar”.  

Dërgimi i tij në rrethin e Korçës ku mbaroi shkollën e mesme në qytezën e Maliqit dhe më pas në Tiranë, ku ai ndoqi studimet e larta universitare në fakultetin e Mjeksisë, të cilat ai i përfundoi në vitin 1971 dhe u emërua në Elbasan si mjek pranë spitalit të atij qyteti. Arrestimi i tij në vitin 1977 pas disa kohësh survejimi dhe ndjekje nga ana e organeve të Sigurimit të Shtetit, “si agjent i UDB-së”, ku pas disa muajsh tortura ç’njerzore, u dënua me 25 vite burg politik, të cilat i vuajti në kampet e Spaçit, Qafë-Barit, Burrelit etj., xhesti i jashtëzakonshëm i Jetullah Gashit kur vuante dënimin, duke dorëzuar bluzën e bardhë të mjekut e hyri të punonte me turne në galerinë e Spaçit, nga ku dhe ai u lirua në fillimin e vitit 1991, me shembjen e regjimit komunist.  

“Ishte data 30 gusht e vitit 1964, kur unë pasi preva biletën e trenit nga Prishtina për në Shkup (ku ponoja me babën), gjatë gjithë rrugës, vetëm mendoja se si do të arrija në Shqipëri, gjë që kishte kaq ditë që e bluaja në kokë. Unë në atë kohë nuk kisha asnjë lloj informacioni për kufirin shtetëror, Jugosllavi – Shqipëri dhe nisur nga ky fakt, vajta në stacionin e autobuzit në Shkup, ku preva biletën e autobuzit për në Gjakovë dhe aty mbrrita në orët e vona të natës. Zbrita nga autobuzi dhe nuk dija nga të shkoja, pasi s’kisha qenë asnjë herë në Gjakovë. Kam bërë gjithë përpjekjet për të shmangur njerëzit dhe mora rrugën që kishte më pak qarkullim. Në fund të kësaj rruge, pashë një furrë buke, e bleva disa simite dhe vazhdova të njëjtën drejtim rruge në errësirën e natës. Në krahun e djathtë të rrugës, pashë një gardh, të cilin e kalova dhe hyra brenda në kopësht. Vendosa  të flija aty. Afër rrethimit, gjeta një vend të sigurtë që më mbronte, pasi herë pas here kishte të lehura qenësh, por pas pak kohësh ata pushuan. I lodhur më kishte zënë gjumi. U zgjova në mëngjes, pasi shikova rreth e qark vëndin, u ngrita kapërceva gardhin e dola përsëri në rrugë. Kushëriri im Kadriu, më kishte thënë që kufiri për në Shqipëri, kalon nga majat e disa kodrave të ç’veshura”.

Kështu e kujton 75 vjeçari Jetullah Gashi nga Kosova, momentin e arratisjes nga Jugosllavia në Shqipëri, ku ai pasi u diplomua në fakultetin e Mjeksisë në Tiranë dhe shërbeu disa vite si mjek në spitalin e qytetit të Elbasanit, në prillin e vitit 1977, u arrestua nga Sigurimi i Shtetit, duke u akuzuar si “agjent i UDB-së” dhe u dënua me 25 vjet burg. Torturat gjatë hetuesisë dhe dënimi me 25 vite burg, kalvari i gjatë në kampe dhe burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës deri në fillimin e vitit 1991, duke u liruar me të dënuarit e fundit  që dolën nga “ferri komunist”, largimi për në Zvicër tek të afërmit e tij, kthimi në Shqipëri dhe largimi përfundimisht për në Kosovë, ku jeton dhe sot me familjen e tij. Lidhur me këto dhe ngjarje e fakte të tjera nga jeta e tij e dhimbëshme, mjeku Jetullah Gashi, i dëshmon ekskluzvisht për Memorie.al

Zoti Jetullah, gjatë periudhës së vuajtjes së dënimit në kampe dhe burgje, a fituat ulje dënimi me ndonjë amnisti?

Nga fundi i vitit 1982, regjimi komunist i atëhershëm, shpalli gjoja një amnisti për të burgosurit politik dhe ordiner. Ne të burgosurit politik, nuk përfituam pothuajse asgjë. Shumica e të burgosurve politik që kishin bërë mbi 20 vite, nuk përfitoi. Rexhep Koçi, që kishte bërë mbi 18 vite burg, për 13 ditë që i kishin mbetur nga vuajtja e dënimit, vajti për të pyetur në Komandë, dhe ata i thanë: se nuk lirohesh, do të përfundosh edhe këto 13 ditë.

Për 13 ditë nuk e liruan me atë amnisti…?!

Po për 13 ditë nuk e liruan dhe Rexhepi u mërzit shumë e kishte frikë se mos gjatë këtyre dy javëve që i kishin mbetur, mund ta ridënonin përsëri. Rexhepi kishte punuar shumë, për të përfituar këto 4 – 5 ditë dhe ndërkohë unë dhe Sandër Sokoli, u munduam ta qetësonim, duke e parë që ai u trishtua e ligështua shumë. Të nesërmen kur u nisëm për në punë, po shikoja Rexhepin që nuk kishte dëshirë dhe forcë për t’ju ngjitur kodrës, për në galeri! E pyeta disa herë se mos ishte i sëmurë. “Jo’, tha Rexhepi, ‘mirë jam doktor”. Arritëm te barakat, ku do të ndërronim veshjet, me ato të punës për në galeri. Unë dola i pari nga baraka dhe po e prisja Rexhepin jashtë, por ai nuk po dilte dhe e thirra përsëri, e ai m’u përgjigj: “Ecni ju, se po ju ndjek nga pas”. Dhe këto ishin fjalët e fundit që dëgjova prej atij njeriu të çeliktë. Unë u nisa e shkova në frontin e punës në galeri dhe sapo kisha filluar me vendos trupat e drurit, m’u afrua një nga të dënuarit. e më tha: “Doktor shpejt, po na kërkojnë me dalë jashtë”.

Çfarë i kishte ndodhur Rexhepit?

Kur dolëm jashtë, marr vesh se ushtari në vendroje, kishte qëlluar me armë automatike mbi Rexhepin, pasi, sipas tyre, ai kishte tentuar të kalonte telin e rrethimit, që ishte jo më larg se një metër e gjysmë, nga baraka ku ne ndërronim rrobat që rrinim në kamp, me atë të punës që hynim në galeri. Mjeku i dënuar, Fadil Spahiu, me ndihmës mjekun, Isuf Hoxha, ishin munduar që t’i jepnin ndihmën e shpejtë Rexhepit, por Rexhepi nuk arrit as deri në kamp, i gjallë.

Ç’ndodhi më pas?

Të gjithë drejtuesit e Komandës, kishin dal e na vrojtonin më egërsinë më të madhe, se mos do të reagonim! Pas kësaj që ndodhi u duk se pati një gjëndje të tensionuar dhe disi të frikëshme në kamp nga ana e Komandës dhe kështu ata dyfishuan rojet, të cilët rrinin në gatishmëri e të armatosur drejt nesh. Të nesërmen do të fillonte rutina e përditshme drejt galerisë, por Rexhepin nuk e kisha më! Gjatë gjithë rruges për në galeri, mallkoja veten që pse e lashë vetëm Rexhepin, duke e ditur që ai kishte problem me shikimin dhe mendoja e isha plotësisht i bindur, se: ai mund ta kishte kaluar gabimisht telin rrethues? Po e ndjeja veten keq dhe shkova i vetëm në frontin e punës, e nga mërzitija, punova e vendosa shumë shpejt trupat në galeri.

Përveç kësaj ngjarjes me Rexhepin, cilat kanë qënë momentet më të vështira gjatë vuajtjes së dënimit?

Pas humbjes së mikut Rexhep Koçit, ka qenë dhe një tjetër moment shumë i vështirë që kujtoj, jo vetëm i imi, por edhe i gjashtë bashkëvuajtësve të mi, kur na kanë detyruar të zbritnim në galeri në një furnel, mbi 40 metra të lartë, duke kaluar peripeci të mëdha, të cilat na rrezikonin jetën. Edhe një rast tjetër, kur më është shëmbur materiali (pirit), ishte një vdekje e sigurt, po të mos manovroja, e të dilja duke u zvarritur, nga ai front i vështirë pune. Një trishtim të madh kam kaluar, kur mua më transferuan në burgun e Burrelit, në fundin e korrikut të vitit 1984, aty u takova me Nuredin Skraparin, i cili më tregoi se: “Me urdhër të komandantit, Edmond Caja, policia ka torturuar Sandër Sokolin, deri sa i ka thyer shtyllën kurrizore dhe si pasojë, Sandëri, kishte ndërruar jetë”.

Kur e përfunduat dënimin, qëndruat në Shqipëri apo vajtët në Kosovë?

Pas lirimit nga burgu më 6 shkurt të vitit 1991, kam qëndruar në Tiranë deri më 30 maj dhe atë ditë kam udhëtuar me linjën ajrore për në Gjenevë të Zvicrës. Këtë ma ka bërë të mundur nipi im, që punon dhe jeton edhe sot në Gjenevë, Halil Abdullai, i cili më siguroi vizën, si vizitor me të drejtë nisje në datën e caktuar, që ishte 30 maj 1991.

Në çfar qyteti apo kantoni shkuat në Zvicër dhe sa qëndruat aty?

Gjatë qëndrimit në Gjenevë tek nipi, erdhën të më vizitonin vëllai Hajrullai, e dajë Bajrush Brestovci. Pas mbarimit të afatit, me ligjet e shtetit zvicerian, nipi më rekomandoi që të paraqitesha si azil-kërkues politik, në një qendër që ndodhej në Gjenevë. Këtu kam qëndruar afër një javë, e pas kësaj kohe, na kanë intervistuar 5-6 herë dhe në fund më kanë pyetur se ku mendoja të qëndroja në Zvicër, pasi të më mbaronte afati aty, gjë e cila ishte kopetencë e organeve zviceriane. Në Lugano, kam qëndruar tri javë dhe më pas na kanë trasferuar në Zyrich, Oberengstringen Frangatoat.

Çfar ishte ajo, qëndër qëndrimi azil kërkuesish?

Po, në këtë qëndër banimi të azil-kërkuesve ishin të gjithë shqiptarë. Gjysma ishin shtetas nga Shqipëria dhe pjesa tjetër shqiptar të Kosovës. Shteti zvicerian na paguante 208 franga në muaj dhe ato ne merrnim të ndara në katër këste, çdo javë 52 franga. Në qendër kishim të gjtha kushtet të siguruara, si fjetja, pastërtia e higjena, kuzhina për gatim, si dhe frigorifer e televizor, kishim në çdo dhomë, të cilat ishin me ngrohje qëndrore.

Si shkonin dhe si ishin aty marrëdhëniet në mes azilantëve të Shqipërisë me ata të Kosovës?

Shumë keq shkonin dhe shpesh herë kanë ndodhur grindjet e përleshje ofenduese në mes shqiptarëve të Shqipërisë e të shqiptarëve të Kosovës, të cilët nuk i besonin rrëfimeve të vëllezërve shqiptar, duke ju thënë: “Mirë u a ka bërë Enver Hoxha, se asnjeri nuk e ka futur në burg apo internuar, pa bërë diçka”.

Kur dëgjonit këto mendime që kishin vëllezërit tanë nga Kosova për bëmat e Enver Hoxhës, si ndiheshit ju që i kishit vuajtur mbi kurrizin tuaj torturat dhe burgun e gjatë?

Shpesh, si ndërmjetësues, jam munduar t’i bind bashkëpatriotët e mij kosovarë, duke u thënë se: ‘të gjitha këto që tregojnë vëllezërit shqiptarë, janë të vërteta. Këto që po ju tregoj më kanë ndodhur edhe mua e shumë kosovarëve të tjerë, që kanë shkuar në Shqipni, duke na akuzuar me lloj lloj akuzash, gjoja në dëm të Shqipërisë e në favor të Jugosllavisë titiste’. Pas një pune intensive që bëra me kosovarët veç e veç, shumica u bindën për realitetin që ka qenë në Shqipëri gjatë rregjimit diktatorial enverist.

Sa qëndruat në Zvicër?

Unë ndënja rreth 1 vit në Zvicër, pasi nuk munda të merrja azil politik edhe pse morra një avokat për mbrojtjen time, ishte e pamundur dhe kështu unë jam kthyer në Tiranë, me dt.18 dhjetor 1992.

Po si është e mundur që nuk u’a dhanë azilin politik në Zvicër, edhe pse ju kishit qenë në burgjet politike të regjimit komunist të Enver Hoxhës, kur në atë kohë azil politik u dha për shumë nga persekutorët tuaj, të cilët gjenden edhe sot në ato shtete perendimore si azilantë politikë?

Për të fituar azilin politik duheshin një sërë dokumentash  nga Shqipëria, që unë jo vetëm nuk i kisha, por s’kishte as kush të m’i dërgonte dhe kështu kjo gjë ishte e pamundur. Ndërsa sa për persekutorët tanë që i’u dha azili politik, është krejt e pashpjegueshme dhe nuk di çfarë t’ju them asgjë. Këto absurditete që tashmë i përkasin së kaluarës, i kemi biseduar edhe me shumë nga bashkëvuajtësit, sa herë takohemi!

Pasi u kthyet në Shqipëri, çfarë bëtë, ku shkuat?

Sa kam zbritur në aeroportin e Rinasit, kam marrë një taksi dhe kam shkuar tek Xhavit Shatku, në rrugën “Bajram Curri”, në afërsi të Medresesë. Skënderi ishte një ish i burgosur politik nga rregjimi komunist dhe para dënimit kishte punuar si pedagog  i matematikës në Peshkopi. Ai ishte akuzuar si agjent të UDB-së jugosllave dhe ishte dënuar me 25 vite burg, të cilat i vuajti në burgun e Burrelit. (Me Skënderin isha liruar nga burgu me dt. 6 shkurt 1991 dhe së bashku kemi shkuar në Tiranë, tek Xhavit Shatku, që ishin kushëri të parë, pra baballarët vëllezër).

Nëpërmjet nipit tim në Zvicër, Halil Abdullai, u lajmëruan vëllai im Hajrullai, të cilit i thanë se: ‘Jetullain e kanë kthyer në Tiranë’. Vëllai ka ardhur në Tiranë, për herë të parë në datën 29 dhjetor dhe pasi bisedoi me mua, duke më thënë: se dajallarët, Bajrush e Metush Brestovci, do të na kalonin tek dogana e Hanit të Elezit pa asnjë pengesë. Atëhere unë preva biletën e autobuzit Tiranë-Shkup dhë në Shkup u takova me dajat, të cilët më qetësuan, që mos të merakosesha, se ishin marrë të gjitha masat, që të kaloja kufirin pa asnjë problem. Dhe kështu ndodhi, pas 29 vitesh, këmba ime po shkelte përsëri në tokën e Kosovës, pikërisht me dt. 31 dhjetor 1992. I shoqëruar nga daja Bajrush dhe vëllai, u futa në oborrin e shtëpisë në Prishtinë, afër varezave të jahudive (hebrenjve)- Rruga “Taip Zeka”, ku edhe sot jetojmë unë e vëllezërit e mi.

Si e kujtoni atë takim me familjarët tuaj që s’i kishit parë që nga viti 1964, kur vendosët të largoheshit dhe erdhët në Shqipëri?

Ehhh (përlotet), pasi u përqafova me babain, e më pas me xhaxhallarët, Maliqin e Çerkinë, me vëllezërit e motrat, me hallën etj., me padurim e mallëngjim, po prisja të takoja nanën time, bijën e Zek Brezovcit, motrën e dajës Bajram e Naman! Pasi e pyeta disa herë babën e xhaxhallarët, (përlotet) në fund babai më tregoi, se nana kishte ndërruar jetë, para disa vitesh. Babai më tha: “Nana jote na e ka lënë amanet, mos me të tregue se më mërzitet djali”. Sado që njeriu mundet t’i përballojë dallgët e jetës, në atë moment më ka plasur vaji, e kam qarë si fëmijë.

Sot, pra pas kaq vitesh, duke pasur parasysh ato që u ndodhën juve këtu, (arrestimi, torturat, burgjet), a keni ndonjë pendesë, se përse morrët atë vendim, pra për të ardhur në Shqipëri?

Ehhh, a jam penduar që erdha në Shqipëri…?! Po ju them se: Në kohën që unë, vendosa që të arratisem për në Shqipëri, kurrsesi nuk më interesonte se kush e udhëhiqte atë. Nuk më hiqet kurrë nga mëndja në atë kohë në Kosovë, kur shkonim në shkollë, në rrugën e hapur nga dëbora, shiheshin qartë gjurmët e gjakut të meshkujve, të cilët arrestoheshin dhe torturoheshin në ambjentet e shkollës nga oficerët e UDB-së, gjatë aksionit për “mbledhjen e armëve”. Vendimi i profesoreshës Mania Gërbiç, duke më ngelur në klasë, gjë që bëri që të humbisja, vitin shkollor dhe kjo u bë shkas, që unë të vendosja përfundimisht, që të arratisesha për në Shqipëri./ Panorama.al

Tags: albanewsburgu i spacit
Previous Post

COVID-19/ AUSTRIA DREJT IZOLIMIT TË DYTË TOTAL

Next Post

EKZEKUTIMI I 50 VJEÇARIT NË FIER, POLICIA ARRESTON AUTORIN E DYSHUAR TË NGJARJES

Related Posts

Mbaron studimet në Shqipëri me mesatare 10 dhe i ofrohet vetëm vend pune si speciliste, SHBA e bën prokuroren më të re në Chicago

Mbaron studimet në Shqipëri me mesatare 10 dhe i ofrohet vetëm vend pune si speciliste, SHBA e bën prokuroren më të re në Chicago

16/01/2021
BBC shkrim për fëmijët dhe gratë shqiptare në kampin e Al-Hol në Siri

BBC shkrim për fëmijët dhe gratë shqiptare në kampin e Al-Hol në Siri

10/01/2021
Vrasja e Anton Kelit/ Flasin për herë të parë familjarët: Kishte fermë e merrej me bagëti

Vrasja e Anton Kelit/ Flasin për herë të parë familjarët: Kishte fermë e merrej me bagëti

08/01/2021
Flet vëllai i grave të vrara në Unazën e Re: Përparim Ademi i qëlloi të dyja për të mos pasur dëshmitarë për të folur

Flet vëllai i grave të vrara në Unazën e Re: Përparim Ademi i qëlloi të dyja për të mos pasur dëshmitarë për të folur

06/01/2021
Shqipërisë po i ikin intelektualët, OECD: E katërta në botë për rritjen e emigracionit të njerëzve të aftë

Shqipërisë po i ikin intelektualët, OECD: E katërta në botë për rritjen e emigracionit të njerëzve të aftë

05/01/2021
Humb betejën me koronavirusin mësuesi në Elbasan

Humb betejën me koronavirusin mësuesi në Elbasan

04/01/2021
Next Post
REFUZOI GJOBËN DHE TENTOI T’I IKË POLICISË, ARRESTOHET 59-VJEÇARI

EKZEKUTIMI I 50 VJEÇARIT NË FIER, POLICIA ARRESTON AUTORIN E DYSHUAR TË NGJARJES

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Vrasja e Klodian Rashës/ Gjykata merr sot vendimin për efektivin e “Shqiponjave”,

    Në gjendje të rëndë psikologjike, polici dëshmon në Gjykatë: Kam vrarë një njeri, merrni çfarë mase të doni… kjo që më ndodhi mua të mos i ndodhë askujt

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Shtrëngohet ora policore, Shqipëria mbyllet në orën 20:00

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Dhimbje dhe lot, përcillet për në banesën e fundit Klodian Rasha

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Publikohen pamjet nga momenti i vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ky është Klodian Rasha, 25-vjeçari që u qëllua për vdekje nga polici në mesnatë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji

Lajmet e fundit:

Rreshje shiu- Parashikimi i motit

Zonat më problematike/ Ministria e Mbrojtjes paralajmëron: Këto 5 ditë do të ketë rreshje të dendura shiu

19/01/2021
Joe Biden pritet të propozojë një rrugë 8- vjeçare drejt shtetësisë amerikane për imigrantët

Joe Biden pritet të propozojë një rrugë 8- vjeçare drejt shtetësisë amerikane për imigrantët

19/01/2021
Fiskalizimi/ Rama: Na duhet dhe një mandat 3 tretë për ta realizuar! Detaje si do jetë procesi

Reagimi i ambasadës franceze/ Rama: S’më ndalon askush të jap opinionin tim

19/01/2021
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.