Vlorë-Në kuadër të takimeve me banorët e zonës së Vlorës, deputeti Vullnet Sinaj mbajti takime me banorët e fshatit Vranisht.
Deputeti Sinaj falenderoi banorët e këtij fshati për përkrahjen dhe mbështetjen që po i japin me përzemërsi në mandatin e tretë të PS. Sinaj shprehet ndër të tjera se ky do të jetë mandati i realizimit të një prej projekteve të rëndësishme të urës së re që lidh lagjen “Lënga” me fshatin dhe ndihmon në lëvizjen e banorëve., po ashtu edhefondin e miratuar për ujësjellësin e Vranishtit.
“Takimet në Vranisht në një dialog të hapur me banorët fisnikë, të cilët na dhanë mbështetje të pakursyer. Punët e mira flasin vetë dhe rruga e lumit të Vlorës do të jetë një burim zhvillimi për zonën. Një problem i hershëm ka marrë ndërkaq zgjidhje, ura e re që lidh lagjen “Lënga” me fshatin ndihmon lëvizjen e banorëve. Projekti është gati dhe më në fund është miratuar fondi për ujësjellësin e Vranishtit , i cili do të nisë ndërtimin së shpejti. Shumë punë është bërë, akoma më shumë do të bëhet.”- shprehet deputeti Sinaj.
![May be an image of one or more people, people standing, outdoors and tree](https://scontent.ftia9-1.fna.fbcdn.net/v/t1.0-9/165202017_3777907175651329_3561051760717087486_n.jpg?_nc_cat=105&ccb=1-3&_nc_sid=730e14&_nc_ohc=R5ia_WPeOfsAX9L74Kq&_nc_ht=scontent.ftia9-1.fna&oh=53883fe130fcad3c37793eda17397f3f&oe=60834F6B)
![May be an image of one or more people, people standing, mountain and tree](https://scontent.ftia9-1.fna.fbcdn.net/v/t1.0-9/164795003_3777907398984640_415962461091859899_n.jpg?_nc_cat=107&ccb=1-3&_nc_sid=730e14&_nc_ohc=LhpgN5r1yX8AX_fYRd-&_nc_ht=scontent.ftia9-1.fna&oh=51eb563cfdba520e1c4612f0eccb783f&oe=60843B3C)
![May be an image of one or more people, people standing, people sitting, outdoors and tree](https://scontent.ftia9-1.fna.fbcdn.net/v/t1.0-9/164903012_3777908112317902_6087357997262603897_n.jpg?_nc_cat=103&ccb=1-3&_nc_sid=730e14&_nc_ohc=WqFlrj0mngoAX9d0A4y&_nc_ht=scontent.ftia9-1.fna&oh=332b9a9a32959020572253a6acf87d8b&oe=60848B89)
![May be an image of one or more people, people standing, tree and mountain](https://scontent.ftia9-1.fna.fbcdn.net/v/t1.0-9/165534623_3777908652317848_6573981330727737272_n.jpg?_nc_cat=100&ccb=1-3&_nc_sid=730e14&_nc_ohc=7WS2KbxJDMcAX9VEU_J&_nc_ht=scontent.ftia9-1.fna&oh=22ab42a8fa76c9e03679ccb9f44b0700&oe=6086A1EC)
![May be an image of one or more people, people standing and outdoors](https://scontent.ftia9-1.fna.fbcdn.net/v/t1.0-9/165778949_3777909132317800_1140960919375789429_n.jpg?_nc_cat=106&ccb=1-3&_nc_sid=730e14&_nc_ohc=VkRENm-W7DkAX_MSNd_&_nc_oc=AQmbeRC1YQc2nxtzfh-dtS2KNHgMl3DqXeu2YbntGmgtqongjaDVevX-kAfjvJQSARs&_nc_ht=scontent.ftia9-1.fna&oh=20776b558113e85988ce416ef3b662bf&oe=6083F980)