• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Punonjësit me arsim të lartë paguhen 110% më shumë se ata me fillore

01/03/2021
in Ekonomi
0
Foto ilustruese

Foto ilustruese

TIRANË– Arsimi i lartë është një investim i mirë. Të ardhurat nga puna pas studimeve janë shumë më të larta se ato të personave me nivel më të ulët arsimor.

Një anketë e posaçme e INSTAT ka gjetur se, të ardhurat nga puna të punonjësve me arsim të lartë ishin 110% më të larta se të personave me arsim 8-9-vjeçar në vitin 2018. Gjithashtu të ardhurat mujore ishin 76% më të larta se ato të një personi me arsim të mesëm.

Sipas sektorëve, diferencat janë edhe më të larta. Në sektorin financiar, paga e një personi me arsim të lartë është 211% më e lartë se, paga mesatare e punonjësve me nivele të ulëta të arsimit. Gjithashtu në sektorin e pasurive të paluajtshme, pagat në nivelin e lartë të arsimit janë 171% më të larta se ato të arsimit të ulët.
Anketa tregon se diferenca ndërmjet niveleve arsimore është e lartë edhe për industrinë nxjerrëse me 194%, në sektorët e TIK me 133%, industrinë e përpunimit, me 119%.

Vetëm në bizneset e artit, argëtimit dhe çlodhjes punonjësit me arsim 8-9-vjeçar kanë të ardhura 6% më të larta se ata me arsim të lartë. Diferencat janë më të ngushta në sektorët e shëndetësisë dhe shërbimeve administrative, ku punonjësit me arsim të lartë marrin përkatësisht 36 dhe 53% më shumë e ata me edukim të ulët. Në sektorin e arsimit, diferenca është 89%.

Në sektorin e hoteleve dhe restoranteve, punonjësit me arsim të lartë marrin vetëm 51% më shumë se ata me arsim të mesëm. Por, ndryshe nga shumë vende të botës së zhvilluar, ku jetojmë, papunësia në Shqipëri është tipar i njerëzve të shkolluar. Sipas një studimi të thelluar të INSTAT, mbi tregun e punës në vitin 2019, shihet se pjesa më e madhe e të papunëve janë me arsim të mesëm dhe të lartë, teksa fenomeni është më pak i përhapur te personat me arsim të ulët.

Duke analizuar shkallën e papunësisë sipas nivelit arsimor në vitin 2019, vihet re që shkalla e papunësisë është më e lartë te personat me arsim të mesëm (14,4%) ndjekur nga ata me arsim të lartë (12,3%). Gjatë vitit 2019, krahasuar me vitin e mëparshëm, pati një rënie të shkallës së papunësisë te personat me arsim 8-9-vjeçar me 1,2 pikë përqindje dhe për personat me arsim të lartë me 1,7 pikë përqindje. Ndërsa te personat me arsim të mesëm, pati një rritje të shkallës së papunësisë me 0,1 pikë përqindje.

Ndërsa në mesin e atyre që punojnë, pjesa më e madhe, më shumë se gjyma janë me arsim 8-9-vjeçar. Sipas indikatorit e zhvillimit botëror, të azhurnuar nga Banka Botërore, rezulton se Shqipëria ka rreth 50% të forcës së punës me arsim 8-vjeçar më 2017. Në vendet e tjera të rajonit dhe më gjerë, forca e punës dominohet nga niveli i mesëm dhe i lartë i arsimit.

Marrë nga Monitor.al

Tags: arsim fillorarsim i lartepaga me te lartapunonjesit
Previous Post

Dënohet me 3 vite burg ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy

Next Post

‘Keni nevojë për më tepër pasion! Bëhuni gati për një lajm të mirë!’ Horoskopi i Paolo Fox për ditën e sotme

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Horoskopi

'Keni nevojë për më tepër pasion! Bëhuni gati për një lajm të mirë!' Horoskopi i Paolo Fox për ditën e sotme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.