• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Qeveria ndryshon për së dyti kushtet për Aeroportin e Sarandës, shtyhet sërish data e ofertave

05/10/2021
in Ekonomi
0
Qeveria ndryshon për së dyti kushtet për Aeroportin e Sarandës, shtyhet sërish data e ofertave

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) njoftoi për ndryshime të reja në kushtet që duhet të plotësojnë kompanitë ofertuese për konceisonin e Aeroportit të Sarandës.

Së fundmi ndryshimi u argumentua me rritjen e transparencës dhe konkurrueshmërisë por ashtu sikurse herën e kaluar duket se kemi të bëjmë me një lehtësim të kushteve. Po kështu MIE ka ka lajmëruar për një shtyrje të afatit të dorëzimit dhe hapjes së ofertave që nga data 4 tetor bëhet 14 tetor 2021.

“Autoriteti kontraktues, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me synim nxitjen e konkurencës mbështetur në parimet e transparencës, mosdiskriminimit, proporcionalitetit, efikasitetit dhe trajtimit të barabartë, vlerëson nevojën e ndryshimit si më poshtë, të një pjese të kritereve në Dokumentet Standarte të Koncensionit, dhe njëkohësisht të shtyrjes së afatit të dorëzimit të ofertave të procedurës me objekt “Dhënie me koncesion/PPP Për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Sarandës (SIA)” thuhet ne dokumentin e MIE.

Por çfarë ka ndryshuar konkretisht. Dhe një herë kemi ndryshime sa i takon kapaciteteve teknike. Këtë herë lidhur me pikën e pjesëmarrjes kontolluese (në shoqëri)/ përfituesi fundor i kuotave/aksioneve.

Kështu teksa më herët thuhej se strutkura e kapitalit duhet të përputhet me përcaktimet e bëra në ndarjen e aksioneve siç përcaktohet në Ftsesën në Ofertë dhe Draft Marrëveshjen e Konceisonit. Tashmë me ndryshimin struktura e kapitalit kërkohet që të përshtatet ashtu siç përcaktohet në dokumentet ligjore të ofertuesve dhe këtyre dokumenteve stadardë.

Një tjetër pikë është ajo për strukturën bazë të Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor ku tashmë është cituar se ky vlerësim duhet bërë sipas një VKM-je të vitit 2015.

Aeroporti i Sarandës

Koncesioni për Aeroportin e Sarandës, të katërtin në vend nëse arrin të realizohet u njoftua pak javë më parë nga përfaqësues të qeverisë. Aeroporti do të jetë i kategorisë 3C me pistë 2200 metra dhe vlera minimale e hapjes së garës është vlerësuar në rreth 37 milionë euro. Pritshmëritë sipas dokumenteve janë që në vitin e parë të operimit numri i pasagjereve të jetë 150 mijë dhe sipas studimit të konsolidohet në mbi 1 milionë maksimalisht në vit. Aeroporti i Sarandës do të jetë një aeroport sezonal. Shqipëria ka aktualisht në funksion dy aeroporte, atë të Tiranës dhe Kukësit ndërkohë që është nënshkruar kontrata për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.

Ndryshimet e bëra në DSK dhe të publikuara nga MIE

Pika 2.3, Kapaciteti Teknik, pika 2:

ËSHTË:

  1. Pjesëmarrje Kontrolluese (në shoqëri) / Përfituesi fundor i Kuotave/Aksioneve Çdo Ofertues duhet të paraqesë strukturën e tij të kapitalit. Kjo strukturë duhet të paraqitet në formë tabelore ku të përcaktohen përqindjet e aksioneve të secilit Aksionar deri tek zotëruesi fundor. Kjo strukturë kapitali duhet të përputhet me përcaktimet për ndarjen e aksioneve siç përcaktohen në Ftesen për Ofertë dhe në Draft Marrëveshjen Koncesionare

BËHET:

  1. Pjesëmarrje Kontrolluese (në shoqëri) / Përfituesi fundor i Kuotave/Aksioneve Çdo Ofertues duhet të paraqesë strukturën e tij të kapitalit. Kjo strukturë duhet të paraqitet në formë tabelore ku të përcaktohen përqindjet e aksioneve të secilit Aksionar deri tek zotëruesi fundor. Kjo strukturë kapitali duhet të përputhet me përcaktimet për ndarjen e aksioneve ashtu siç përcaktohet në dokumentat ligjore të ofertuesve dhe këtyre dokumenteve standarde.

Pika 2.3, Kapaciteti Teknik, pika 6

ËSHTË:

  1. Raport me Strukturën bazë të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis. Ofertuesit të cilët nuk sigurojnë Kapacitetin Teknik të kërkuar në kuadër të këtij Njoftimi siç përmenden, si dhe çdo dokument tjetër në këtë Njoftim, apo nëse dokumenti/tet është / janë në mos përputhje, do të konsiderohen jo të pranueshëm për të vijuar pjesëmarrjen në tender dhe të dhënat e tyre financiare nuk do të vlerësohen. Të gjithë dokumentat duhet të jenë origjinalë ose kopje të noterizuara të tyre. Rastet e mos- dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumentave të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushtepër skualifikim.

BËHET:

  1. Raport me Strukturën bazë të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis, referuar Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. Nr. 686, datë 29.7.2015 “Për miratimin e rregullave, të përgjegjësive e të afateve për zhvillimin e procedurës së vlerësimit të ndikimit në mjedis (VNM) dhe procedurës së transferimit të vendimit të deklaratës mjedisore” (të ndryshuar), ku është e aplikueshme.
  • Ofertuesit të cilët nuk sigurojnë Kapacitetin Teknik të kërkuar në kuadër të këtij Njoftimi siç përmenden, si dhe çdo dokument tjetër në këtë Njoftim, apo nëse dokumenti/tet është / janë në mos përputhje, do të konsiderohen jo të pranueshëm për të vijuar pjesëmarrjen në tender dhe të dhënat e tyre financiare nuk do të vlerësohen.
  • Të gjithë dokumentat duhet të jenë origjinalë ose kopje të noterizuara të tyre Rastet e mos- dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumentave të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.

PIKA IV.3 AFATI PËR DORËZIMIN E OFERTAVE

ËSHTË:

Brenda dhe jo me vonë se: Data: 04/10/2021 Ora: 12:00 CET. Oferta kërkohet të paraqitet me mjete elektronike operatorët ekonomike duhet të dorëzojnë ofertën në mënyrë elektronike në faqen zyrtare të APP-së, www.app.gov.al

BËHET:

Brenda dhe jo me vonë se: Data:. 14/10/2021 Ora: 12:00 CET Oferta kërkohet të paraqitet me mjete elektronike operatorët ekonomike duhet të dorëzojnë ofertën në mënyrë elektronike në faqen zyrtare të APP-së, ëëë .app.gov.al PIKA IV.4 Afati kohor për hapjen e ofertave:

ËSHTË:

Brenda dhe jo me vone se: Data: 04/10/2021 Ora: 12:00 CET Vendi: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me mjete elektronike. Informacioni që komunikohet gjatë hapjes publike të ofertave, qe paraqiten me mjete elektronike duhet t’i komunikohet të gjithë atyre Operatorëve Ekonomikë që kanë dorëzuar oferta, në bazë të kërkesës së tyre.

BËHET:

Brenda dhe jo me vonë se: Data: 14/10/2021 Ora: 12:00 CET Vendi: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me mjete elektronike. Informacioni që komunikohet gjatë hapjes publike të ofertave, qe paraqiten me mjete elektronike duhet t’i komunikohet të gjithë atyre Operatorëve Ekonomikë që kanë dorëzuar oferta, në bazë të kërkesës së tyre.

Marrë nga Monitor.al

Tags: aeroporti i sarandesMinistria e Infrastrukturës dhe Energjisëqeveria ndryshon kushtet
Previous Post

Kriza energjitike/ Si po rriten çmimet e ushqimeve (Tabela)

Next Post

Arsyet që çuan në rritjen globale të çmimit të gazit

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Arsyet që çuan në rritjen globale të çmimit të gazit

Arsyet që çuan në rritjen globale të çmimit të gazit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.