Ditën e sotme do të zhvillohet një protestë përballë Drejtorisë së Tiranës për lirimin e tre kontrollorëve të arrestuar. Protesta është bërë e ditur se do të nisë në orën 18:00.
‘Qytetarët nuk mund ti zëvendësoni të gjithë! Respektoni punonjësit. Respektoni të drejtat, respektoni kontrollorët. Ora 18:00 përballë Drejtorisë së Policisë Tiranë.’- shkruhet në posterin e shpërndarë në rrjetet sociale.
Të arrestuar janë kreu i Sindikatës, Armando Fezga, përgjegjësja e turnit, Flora Ndreca dhe Muhin Mezini. Ndërsa mbi 20 të tjerë janë shoqëruar në Polici gjatë natës për t’u marrë në pyetje, ndërsa më pas janë lënë të lirë. Për tre punonjësit e mësipërm, provë është konsideruar biseda me njëri-tjetrin në ‘Whatsup’,ku ka edhe diskutime për për organizim të grevës dhe për mbylljen e aeroportit.