Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme Josep Borrell është duke vizituar këtë të martë Tiranën dhe fillimisht është takuar me kryeministrin Edi Rama. Pas takimit ata kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp. Kryeministri ka thënë se me Borell kanë diskutuar çështje të nxehta siç është konflikti në Ukrainë, por edhe integrimi europian i vendit tonë.
“Sot kemi kënaqësinë të kemi në Tiranë përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell. Kemi diskutuar për shqetësimin e madh që është krijuar nga lufta në Ukrainë dhe të gjitha pasojat e saj që janë shfaqur në Evropë dhe jo vetmë në Evropë, fillimisht në formën e rritjes së çmimeve. Kemi diskutuar edhe për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe qëndrimin e Shqipërisë në të njëjtën linjë me BE në lidhje me agresionin rus mbi Ukrainën. Pjesë ka qenë edhe ecuria e mëtejshme e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE dhe konkretisht për hapjen formale të bisedimeve për anëtarësim gjë për të cilën besoj se Borrell do të flasë edhe vetë”, tha Rama.