Kryeministri Edi Rama e nis vitin me vizitën në qytetin e Vlorës, pikërisht për të inspektuar punimet në Lungomare 2.
I shoqëruar nga deputeti i Vlorës Damian Gjiknuri dhe kryebashkiaku i qytetit, Dritan Leli, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte veshja e Ramës.
Xhaketa që mban veshur kryeministri kushton plot 3175 dollarë, i përket shtëpisë së modës japoneze, Yohji Yamamoto, markë e njohur për stilin avant-garde dhe silueta over- sized, pikërisht e preferuara e Kryeministrit. Ai shpesh vishet nga e njëjta markë dhe çmimet e ‘arsyeshme’ nuk është aspak keq për një kryeministër si Rama.